Hamburgu do të qeveriset nga Demokristianët | Gjermania | DW | 29.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Hamburgu do të qeveriset nga Demokristianët

Mëse 60 për qind e votuesëve zgjodhën demokristianët për shkak të personalitetit të Ole Von Beust dhe vetëm 34 për qind për shkak të përmbajtjes programore

Ole von Beust buzëqesh i gëzuar për fitore në Hamburg

Ole von Beust buzëqesh i gëzuar për fitore në Hamburg

Hamburgu i kuq, pas vitesh të tëra dhe pas një koalicioni qytetar prej dy e vitesh e gjysmë do të qeveriset nga CDU-ja, e cila sigurisht do të arrijë një shumicë absolute pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Hamburgut. Parasëgjithash, votuesit kanë zgjedhur kryetarin e qytetit Ole von Beust. Sipas një analize të kryer nga Infratest, CDU-në, rreth 60 përqind e kanë votuar për shkak të kandidatit prestigjioz dhe 34 për shkak të përmbajtjes politike.

Kryetari i CDU për Landin e Hamburgut Dirk Fischer u tregua i entuziazmuar nga rezultati:

"Më mirë po presim rezultatet definitive. Nëse kjo vërtetohet, atëherë është plotësuar një ëndërr dhe ky do të ishte një rezultat personal i Ole Von Beust, krytarit tonë, i cili me personalitetin dhe punë e tij ka lënë përshtypje shumë të mirë tek zgjedhësit".


Përfaqësuesi i social demokratëve ishte i detyruar të pranonte humbjen. 30 për qind është rezultat shumë i keq që socialdemokratëve nuk u ka ndodhur tashmë një kohë të gjatë:


"Ne kishim përballë një kryetar komune shumë të popullarizuar, por edhe gjatë fushatës zgjedhore konstatuam se me javë të tëra kemi folur për politikën federale dhe më pak për politikën e Hamburgut".

Të gjelbërit, edhe pse kishin një rezultat në rritje nuk kanë reaguar të entuziazmuar, sepse rezultati i tyre nuk mjafton për një koalicion kuq-gjelbër. Për një shumicë absolute demokristianët duhet të falenderojnë edhe liberalët dhe Partinë e re të Shilit, të cilat të dyja së bashku nuk arritën të fitonin as 3 për qind

  • Data 29.02.2004
  • Autor Reinhard Postelt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7R
  • Data 29.02.2004
  • Autor Reinhard Postelt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7R