Hamasi kundër Fatahut - Lufta nuk merr fund | Politika | DW | 29.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Hamasi kundër Fatahut - Lufta nuk merr fund

Në fundjavë organizatat palestineze Hamas dhe Fatah kanë zhvilluar përleshjet më të përgjakshme të 2 muajve të fundit. Të paktën 25 njerëz humëbn jetën, ndër ta 2 fëmijë. 76 njerëz të tjerë u plagosën.

Luftime midis Hamasit dhe Fatahut në Gaza

Luftime midis Hamasit dhe Fatahut në Gaza

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit, kryeministri Hanija u bëri thirrje luftëtarëve, që t´i dorëzojnë armët dhe i kërkoi presidentit Abaz që t´i tërheqë luftëtarët e tij. Deri më sot Izraeli konsiderohej si armiku më i madh i palestinezëve, por tani ata po luftojnë kundër njëri-tjetrit. Nuk është e qartë nëse ajo që po përjeton gaza në këto momente është një luftë civile. Por fakt është se situata e sigurisë aty po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe në vend që të diskutojnë së bashku për krijimin e një qeverie të re kombëtare, simpatizantët e Hamasit dhe Fatahut luftojnë kundër njëri-tjetrit. Duket sikur ata nuk janë më në gjendje që të dalin vetë nga kriza dhe pasi Egjipti, Jordania dhe Katari dështuan në përpjekjet e tyre për ndërmjetësin, tani ka ndërhyrë Arabia Saudite. Por suksesi nuk do të jetë shumë i madh, sepse ky konflikt nuk mund të zgjidhet nga jashtë, por nga vetë palestinezët. Ata nuk ja kanë dalë ende mbanë për shumë arsye. Këto arsye kanë të bëjnë si me pushtetin dhe prestigjin, ashtu edhe me situatën katastrofale ekonomike dhe dëshpërimin që ka lindur nga gabimet e sistemit të brendshëm palestinez. 79 përqind e palestinezëve jetojnë nën kufirin e varfërisë - me një rrogë vjetore prej më pak se 800 dollarë. Papunësia, pamundësia e lirisë së lëvizjes, aksionet ushtarake izraelite dhe rënia e ekonomisë e kanë rritur ndjenjën e frustrimit. Përveç kësaj, rreth 10.000 palestinezë ndodhen ende në burgjet izraelite. Kështu rajoni palestinez autonom nuk është ende një shtet e demokrat edhe më pak. Kështu presidenti dhe jo qeveria ka në duar shërbimet e sigurisë: Fatahu është në rradhë të parë përgjegjës për sigurinë dhe fituesi i zgjedhjeve, Hamasi, duhet të dëgjojë tani se luftëtarët e tij janë forca ilegale. Madje që paërpara zgjedhjeve do të kishte qënë më mirë sikur marrëveshjet e vjetra të ishin respektuar. Sidmos marrëveshja e Oslos, pas të cilës PLO-ja filloi një proces paqeje me Izraelin. Por Hamasi vazhdon ta kundërshtojë këtë marrëveshje dhe ky hap shkakton presionin e Izraelit dhe bashkësinë ndërkombëtare: Sanksione ekonomike dhe bojkotimi politik do t´i detyrojnë palestinezët që t´i rikthehen procesit të paqes, por Hamasi nuk ka kurajon e duhur për këtë gjë. Izraeli dhe SHBA-s kanë besim tek Abazi, por kjo nuk është alternativë, sa kohë Hamasi është në krye të qeverisë. Në rast se Abazi do të mbështetet në mënyrë të hapur, ai do të quhet së shpejti një marionetë e Izraelit dhe Uashingtonit. Por ndonëse ai nuk është një marionetë, ai nuk është aq i fortë sa duhet për të filluar një linjë të re politike. Askush nuk i merr më seriozisht paralajmërimet e tij për zgjedhje të reja dhe mes simpatizatëve të tij po rritet pakënaqësia. Ndërkohë dhuna po shtohet nga dita në ditë.
  • Data 29.01.2007
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqnF
  • Data 29.01.2007
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqnF