Hakmarrje atomike kundër terroristëve | FOKUS | DW | 20.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Hakmarrje atomike kundër terroristëve

Presidenti francez Zhak Shirak ka shpallur një koncept të ri për strategjinë e armëve bërthamore në Francë. Fuqia e katërt atomike në botë, pas ShBA, Rusisë dhe Kinës pretendon të përdorë armët atomike në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Zhak Shirak viziton nëndetësen La Vigilant

Zhak Shirak viziton nëndetësen La Vigilant

Presidenti francez Zhak Shirak ka kërcënuar shtetet e ashtuquajtura terroriste me vënien në përdorim të armëve atomike. Gjatë vizitës në një bazë të marinës në Bretanjë, Shirak theksoi qëllimin e Francës që në rast nevoje për hakmarrje do të përdorë armët atomike: "Udhëheqësit e shteteve që përdorin mjetet terroriste kundër nesh, si dhe të atyre që tentojnë në një formë ose në një tjetër të përdorin armët e asgjësimit në masë, do të konfrontohen me një përgjigje të vendosur dhe të përshtatshme tonën. Kjo mund të jetë e llojit konvencional, por edhe e ndonjë forme tjetër."

Deri më sot, strategjia franceze parashikonte përdorimin e armëve atomike, në rast se Franca sulmohej me armë atomike, biologjike apo kimike. Shirak tani u shpreh për një qëndrim më fleksibël. Edhe sulmet ndaj aleatëve dhe rrezikimi i furnizimeve strategjike konsiderohen tani si raste, ndaj të cilave Franca mund të reagojë me armë jo konvencionale.

Megjithatë Franca nuk shkon aq larg sa ShBA, që e konsiderojnë të mundshëm përdorimin e armëve atomike edhe kundër grupeve të veçanta terroriste: "Kërcënimi bërthamor nuk është parashikuar për të trembur terroristët fanatikë."

Fjalimi i planifikuar prej kohësh i Shirakut vjen në një moment, kur përpjekjet e pareshtura të Iranit për armë atomike po shkaktojnë shqetësim të madh ndërkombëtar. Presidenti francez ndonëse nuk përmendi emra vendesh në fjalimin e tij, disa herë la të nënkuptohej Irani, kur tha, se ka vende që duke shkelur marrëveshjet po pasijen me armë bërthamore.

Sipas vlerësimeve, Franca posedon mbi 250 deri në 300 koka shpërthyese atomike, që mund të aktivizohen prej nëndetësve dhe avionëve. Tetëmbëdhjetë avionë të pajisur me armë atomike ndodhen në gjendje të përhershme gatishmërie.

  • Data 20.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgT
  • Data 20.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgT