1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hakerët vjedhin të dhëna nga universiteti i Australisë

5 Qershor 2019

Një "operator i sofistikuar" ka depërtuar në mbrojtjen kibernetike të Universitetit Kombëtar Australian (ANU) e ka vjedhur të dhëna me vlerë të studentëve. Shumë nga ish-studentët e ANU punojnë për qeverinë australiane.

https://p.dw.com/p/3Jppj
Fotografi: picture-alliance/K. Ohlenschläger

Piratët e internetit depërtuan në sistemin kompjuterik të Universitetit Kombëtar Australian (ANU) dhe përvetësiam të dhënat e studentëve për një periudhë 19 vjeçare, tha një zyrtar i ANU të martën. Të dhënat përfshijnë llogaritë bankare, numrat e telefonit, adresat, pasaportat dhe numrat e dosjeve të taksave dhe të dhënat akademike.

Sipas zëvendëskancelarit të ANU, Brian Schmidt, sulmi u krye nga "një operator i sofistikuar".  Ai tha se depërtimi kishte ndodhur në fund të vitit 2018, por u zbulua vetëm dy javë më parë.

"Ne po punojmë ngushtë me agjencitë e sigurimit të qeverisë australiane dhe me partnerët e industrisë së sigurisë për të hetuar më tej," shtoi Schmidt.

Symbolbild Laptop, Hackerangriff, Cybercrime, Computerkriminalität, Datenschutz, russische Flagge auf Smartphone
Fotografi: picture-alliance/imageBROKER/M. Weber

'Shumë herët për të spekuluar'

ANU me qendër në Canberra është universitet i kategorizuar me vlerësimin më të lartë në Australi. Ish-studentë të tij kanë qenë ish-kryeministra, zyrtarë kabinetesh qeveritare dhe nëpunës civilë. Lajmi për depërtimin më të fundit në sistemin e universitetit vjen pas atij të vitit të kaluar, që u tha se nuk arriti të depërtojë në sistem. Në atë kohë, mediat australiane spekuluan se pas ndërhyrjes ishte Pekini.

Më parë këtë vit, Parlamenti australian raportoi gjithashtu se rrjeti i tij ishte cënuar dhe se e njëjta gjë mund të thuhej edhe për rrjetet e disa partive politike. Asambleja tha se ishte një "aktor i sofistikuar shtetëror" i cili qëndronte pas depërtimit. Disa ekspertë sërish konsideruan përgjegjëse Kinën. 

dw (Reuters, AFP)