1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hagё: Shpartallohet banda e drogёs qё vepronte nga Ballkani

26 Korrik 2019

Europol nё Hagё: Pas njёmbёdhjetё vjet hetimesh shpartallohet njё bandё me aktivitet ndёrkombёtar nё shpёrndarjen e kokainёs nga Amerika e Jugut nё Europё dhe Azi.

https://p.dw.com/p/3MkVC
Den Haag Europol Zentrale
Fotografi: picture alliance/AP Photo

Mbi njё ton kokainё ёshtё konfiskuar, vuri nё dukje Europoli tё enjten (25.07) nё Hagё. 16 persona janё arrestuar, njёmbёdhjetё nё Europё dhe pesё nё Azi. Dy milionё euro si para nё dorё janё sekuestruar. Europoli nuk dha tё dhёna lidhur me vlerёn e tregut pёr drogёn e konfiskuar .

Banda e shpartalluar ka kontrabanduar kokainё nё sasi tё mёdha nga Amerika e Jugut nё Europё duke pёrdorur pёr kёtё avionё privatё, njoftoi Europoli. Drogat jan transportuar kryesisht nё Hong Kong dhe nё Macao.

Tё dyshuarit janё arrestuar nё Kroaci, Çeki, Serbi, Zvicёr dhe Hong Kong. Njёri ndёr drejtuesit e bandёs ra nё rrjetёn e hetuesisё, sipas tё dhёnave tё hetuesve, nё Zvicёr gjatё kohёs qё pёrgatiste njё transport me 600 kilogram kokainё.

Operacioni hetimor i emёrtuar "Operation Familia" ёshtё koordinuar si nga autoriteti anti-drogё nё SHBA ashtu edhe Europoli. Operacion qё ka zgjatur mbi njёmbёdhjetё vjet ёshtё drejtuar nga Kroacia. Hetues nga shumё kanё qenё tё involvuar nё kёtё operacion.

vfb/dpa/bdt