1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hagia Sofia përsëri xhami

10 Korrik 2020

Gjykata e Lartë Administrative e Turqisë vendosi pro kërkesës së kryeministrit Rexhep Tajip Erdoga që Hagia Sofia të përdoret përsëri si xhami.

https://p.dw.com/p/3f8nn
Türkei Gericht ebnet Weg zur Umwandlung der Hagia Sophia
Fotografi: Reuters/M. Sezer

Megjithë protestat në të gjithë botën Gjykata më e lartë administrative në Turqi vendosi që vendimi i Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne i vitit 1934 për ta shndërruar Hagia Sofinë në muze ishte i paligjshëm.

Në këtë mënyrë Hagia Sofia mund të përdoret përsëri si xhami. Hagia Sofia nuk është vetëm monumenti i Stambollit, por edhe simboli më i njohur turistik i Turqisë. Kupola masive me tulla dhe afresket e hollësishme tërheqin çdo vit miliona vizitorë dhe prandaj kjo ndërtesë ka edhe statusin e një monumenti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Simbol politik

Hagia Sofia është më shumë se një kryevepër arkitektonike – dhe ka qenë gjithmonë një simbol politik. Ndërtesa monumentale u ngrit në shekullin e gjashtë pas Krishtit nga perandori bizantin Justinian.

Kur osmanët pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453, Sulltan Mehmeti II e shndërroi shpejt kishën në xhami. Edhe themeluesi i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturku, e përdori kishën për një akt me rëndësi të madhe simbolike: në vitin 1935, ai e ktheu Hagia Sofinë në muze. Turqia moderne është një vend laik, ky qe mesazhi i asaj kohe.

Türkei Gericht ebnet Weg zur Umwandlung der Hagia Sophia
Ithtarë nacionalistë-islamikë të Erdoganit përshëndesin para Hagia Sofisë vendimin e gjkatësFotografi: Reuters/M. Sezer

Me rikthimin në xhami të monumentit të famshëm të UNESCO-s në lagjen Fatih të Stambollit, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, synon t'u plotësojë dëshirat nacionalistëve turq, sepse për shumë prej votuesve të tij nacionalistë-islamikë, Hagia Sofia është simbol i pushtimit të Kostandinopojës së krishterë nga osmanët dhe i epërsisë së botës islamike.

Kritika ndaj vendimit

Patriarku Bartholomaios i Kostandinopojës, kreu i Kishës Ortodokse, u shpreh rreptësisht kundër shndërrimit të Hagia Sofisë në xhami. Hagia është një nga monumentet më të rëndësishme të civilizimit njerëzor dhe u përket jo vetëm pronarëve të tij të drejtpërdrejtë, por "të gjithë njerëzimit", tha patriarku në Stamboll.

"Ndërtesa u ka shërbyer dy feve botërore për 1500 vjet pa pasur nevojë të ndryshojë rrënjësisht arkitekturën e saj," thotë historiani Edhem Eldem nga Universiteti Bogazici i Stambollit. "Në të gjithë botën ka vetëm një numër të vogël kësi lloje ndërtesash. Dhe ne duhet t'i mbrojmë ato". Hagia Sofia është simbol i një trashëgimie të përbashkët, universale njerëzore dhe i paqes midis botës islamike dhe asaj të krishterë, thotë historiani.

Türkei Gericht ebnet Weg zur Umwandlung der Hagia Sophia
Fotografi: Reuters/M. Sezer

 

Edhe nënkryetari i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas, u shpreh në Parlamentin Evropian në Bruksel se është në favor të ruajtjes së statusit aktual të ndërtesës me famë botërore. Schinas nënvizoi rëndësinë simbolike të ndërtesës së famshme botërore dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor.

Schinas kujtoi gjithashtu se në vitin 2010, kur Stambolli ishte Kryeqyteti Evropian i Kulturës, Erdogani e përshkroi metropolin në Bofor si një qytet evropian. Meqenëse tani po kërkohen më bisedime në nivel ndërkombëtar ose evropian, vendimi ndjek vetëm interesat e brendshme, tha Schinas.