1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Habi për ish-spiunin e CIA-s pranë Putinit

11 Shtator 2019

Sipas disa mediave amerikane, për një kohë të gjatë në administratën presidenciale ruse ka punuar një spiun i SHBA. Por shumë më interesante është pyetja pse e tërhoqën atë në vitin 2017. A u bë shkak goja e Trumpit?

https://p.dw.com/p/3PLxH
Putini në një mbledhje në Kremlin
Putini në një mbledhje në KremlinFotografi: Getty Images/AFP/A. Druzhinin

Një informator rus i SHBA me kontakt të drejtpërdrejtë me liderin e Kremlinit Vladimir Putin sipas raporteve të mediave amerikane thuhet se është tërhequr në vitin 2017. Shërbimi i fshehtë amerikan, CIA e kishte nxjerrë spiunin jashtë Rusisë, për shkak se e kërcënonte zbulimi. Edhe trajtimi i diskutueshëm i informacioneve të shërbimeve të fshehta nga ana e presidentit amerikan Donald Trump dhe e qeverisë së tij kanë çuar në tërheqjen e agjentit, shkroi stacioni CNN, duke iu referuar burimeve që nuk i përmend me emër.

Edhe informacione rreth fushatës zgjedhore të SHBA në 2016

Për më shumë se dhjetë vjet, informatori i kishte dhënë Uashingtonit njohuri të rëndësishme. Ai konsiderohej si një nga burimet më të vlefshme të CIA-s, shkruante New York Times, duke iu referuar personae që e njihnin rastin. Informacionet e tij patën çuar në mënyrë të konsiderueshme në përfundimet e shërbimit të fshehtë të SHBA, se Putini e kishte urdhëruar ndërhyrjen e Moskës në fushatën elektorale në SHBA. Tërheqja e informatorit të nivelit të lartë është humbje, po të kesh parasysh fushatën e ardhshme presidenciale të SHBA. Putin, që ka qenë më parë vetë punonjës i shërbimit të fshehtë, e ka mohuar vazhdimisht shprehimisht ndërhyrjen.

Vendimi i tërheqjes u mor pas një takimi midis Trumpit dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, shkroi CNN. Gazetat atëherë kishin raportuar se Trumpi kishte zbuluar në bisedë informacione delikate të shërbimit të fshehtë. Tek CIA kjo ndodhi, - megjithëse ajo nuk kishte lidhje drejtpërdrejt me agjentin - kishte shkaktuar shqetësime dhe në fund kishte çuar në tërheqjen e spiunit. 

CIA dhe Shtëpia e Bardhë e kundërshtuan zyrtarisht paraqitjen e stacionit. "Spekulimi që të çon në gjurmë të gabuar se trajtimi nga Presidenti i informacioneve më sekrete të kombit tonë, tek të cilat ai ka qasje çdo ditë, çoi në një aksion të supozuar tërheqjeje, nuk është i drejtë", tha një zëdhënëse përballë CNN. Ndërkohë edhe Lavrovi theksoi se në takimin para dy vjetësh ai nuk kishte marrë asnjë informacion të shërbimeve të fshehta.

USA Lobby der CIA Hauptquartier in Langley, Virginia
Fotografi: Reuters/L. Downing

Sa i qe afruar spiuni sundimtarit të Kremlinit?

Informatori, sipas New York Times, kishte qasje në vendime të nivelit të lartë të Kremlinit si dhe kontakte të rregullta me Putinin. Sidoqoftë, ai nuk i përkiste rrethit të tij më të ngushtë. Burime të gazetës e kundërshtuan se ishte trajtimi i informacionit sekret nga Trumpi që çoi në tërheqje. Qenë spekulimet në median amerikane që e kishin rrezikuar më tepër informatorin. Sipas CNN-it, informatori nga Moska dërgonte herë pas here edhe fotografi të dokumenteve në tryezën e Putinit. As identiteti dhe as vendndodhja e tij nuk dihen, thuhet në informacione.

Kremlini ndërkohë e konfirmoi që atëherë një person që dyshohej si spiun i SHBA kishte punuar në administratën presidenciale ruse. Por burri ishte "pushuar disa vjet më parë," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. Ai gjithashtu nuk kishte pasur qasje të drejtpërdrejtë te Putini. Peskovi shtoi shprehimisht se nuk kishte të dhëna, nëse personi kishte punuar direkt për CIA-n.

 

sti/as (dpa, afp, rtr)