Grupi negociator ende pa konsensus për simbolet e Kosovës | Ballkani | DW | 24.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Grupi negociator ende pa konsensus për simbolet e Kosovës

Puna rreth krijimit të simboleve të Kosovës nuk është e lehtë, thonë anëtarët e grupit negociator, mirëpo realiteti i vrazhdë sipas tyre është që simbolet e Kosovës duhet të legjitimohen nga i ngarkuari i BE-së, që do të kyesojë misionin e unionit pas zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Prishtinë

Prishtinë

Anëtarët e grupit negociator të Kosovës janë gati për të harmonizuar qëndrimet rreth procedurave për krijimin e simboleve të Kosovës të cilat do ta identifikonin vendin në arenën ndërkobëtare. Krijimi i simboleve të Kosovës rekomandohet edhe në pakon e ndërmjetësit ndërkombëtar Marti Ahtisari, të cilat sipas tij duhet përbëjnë elemente shumëetnike. Grupi negociator i Kosovës, zhvilloi një takim me kryesinë e kuvendit të Kosovës e cila qysh javën e ardhshme thuhet se do të jetë gati të shpallë konkursin për simbolet e Kosovës, mirëpo vendimi akoma nuk është marrë.

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, nga ana e tij, thotë se puna rreth krijimit të simboleve të Kosovës nuk është e lehtë, kërkon kohë, mirëpo realiteti I vrazhdë është që simbolet e Kosovës duhet të legjitimohen nga i ngarkuari i BE-së, që do të kyesojë misionin e unionit pas zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Ndërmjetësi ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, Marti Ahtisari, ka paraparë në dokumenitn e tij, që Kosova t'i ketë simbolet e saj, flamurin, himnin dhe stemën. Këto simbole sipas tij, duhet të pasqyrojnë karakterin shumetnik të Kosovës. Pikërisht për këtë çështje thuhet se a nëtarët e grupit negociator të Kosovës, kanë mospajtime të thella edhe pse kjo nga ta nuk pranohet publikisht. Analistët thonë se nga kjo rrezikohet që Kosova të mos ketë simbolet e saja në
ditën kur në KS-it, të miratohet rezoluta e cila përcakton statusin e saj final.

  • Data 24.05.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArV5
  • Data 24.05.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArV5
Reklamë