Grupi negociator do të kërkojë ndryshime në dokumentin e Marti Ahtisarit | Ballkani | DW | 16.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Grupi negociator do të kërkojë ndryshime në dokumentin e Marti Ahtisarit

Grupi negociator i Kosovës: Udhëtojmë për në Vjenë për konsultime me autoritetet ndërkombëtare, por jo që të bisedojmë për statusin e Kosovës me autoritetet e Beogradit

default

Grupi negociator i Kosovës, ka identifikuar disa pika në planin e ndërmjetësit Marti Ahtisari, të cilat për Prishtinën zyrtare janë të papranueshme. Këto vërejtje, janë përmbledhur në një dokument të cilin delegacioni i Prishtinës, do ta shpalos në takimet e Vjenës që do të fillojnë më datën 21 të këtij muaji.

Grupi negociator i Kosovës, do të kërkojë që në dokumentin e ndërmjetësit ndërkombëtar për statusin e Kosovës të bëhen ndryshime aq sa të jetë e mundur.

Anëtarët e grupit negociator të Kosovë nuk bënë të ditura shume detaje, se në cilat pika do të kërkohen ndryshimet, mirëpo thanë se ekipet strategjike të Prishtinës akoma janë duke identifikuar të metat e dokumentit. Ato do t'i përcjellin në takimet e Vjenës që do fillojnë me datën 21 shkurt.

Grupi negociator i Kosovës, është kundër rinegociimit të plotë të dokumentit të Marti Ahtisarit, ashtu si ka kërkuar Beogradi zyrtar. Pala kosovare, thotë se, plani i ndërmjetësit ndërkombëtar, në substancë përbën elementet e krijimit të një shteti.

Sidoqoftë, grupi negociator i Kosovës, udhëton për në Vjenë për konsultime me autoritetet ndërkombëtare, mirëpo jo që të bisedojnë për statusin e Kosovës, me autoritetet e Beogradit. Ata thonë se deri tash është dëshmuar se me Beogradin nuk mund të arrihet marrëveshje për statusin e Kosovës.

Prishtina, vazhdon të besojë se vendimi për të ardhmën e Kosovës do të merret në instancat më të larta ndërkombëtare dhe ai vendim do të jetë pavarësia e Kosovës.

  • Data 16.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYT
  • Data 16.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYT
Reklamë