Grupi Negociator do të bëjë lobing në Evropë për pavarësinë e Kosovës | Ballkani | DW | 24.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Grupi Negociator do të bëjë lobing në Evropë për pavarësinë e Kosovës

Grupi negociator i Kosovës, nuk dëshiron të japë shenja se pajtohet me shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës për vitin e ardhshëm. Megjithatë, ekziston një plan rezervë për tu përballur me ndonjë situatë të re në procesin e zgjidhjes së statusit

Prishtina

Prishtina

Anëtarët e grupit negociator i Kosovës, ne javët e ardhshme do të shtojnë aktivitetin e tyre diplomatik, duke realizuar vizita dhe tryeza në vende të ndryshme evropiane, për të lobuar për pavarësinë e Kosovës. Në ditën kur në Kosovë pritet të arrijë i dërguari amerikan në bisedimet për statusin, Frank Ëisner, grupi negociator i Kosovës, shprehet se, janë shterruar temat e karakterit teknik për bisedime të mëtutjeshme dhe sipas tyre kjo është konfirmuaredhe nga zyra e ndërmjetësit ndërkombëtar.

Zoti Hyseni, thotë se, grupi negociator është duke analizuar edhe mundësinë e shtyrjes së statusit, mirëpo, mekanizmi më i lartë politik në Kosovë, vazhdon të mbajë qëndrimin për zgjidhjen e statusit të Kosovës, brenda këtij viti me pavarësimin e
Kosovës.

Zyrtarë nga zyra e ndërmjetësit ndërkombëtar, për zgjidhjen e statusit, ndërkaq, thonë se, propozimi i zotit Ahtisari për statusin e Kosovës, nuk do ta befasojë askënd, meqë sipas tyre propozimi do të përmbajë gjëra që tashmë janë të njohura. Ky qëndrim në Prishtinë interpretohet se propozimi do të jetë një lloj pavarësie për Kosovën.

Zëdhënësja e zotit Ahtisari, Hua Jiang, ka thënë se, ndërmjetësi ndërkombëtar, para se të dorëzojë propozimin e tij në Këshillit të Sigurimit, ai do të ketë më shumë takime me Grupin e Kontaktit, ndërsa tash për tash, zoti Ahtisari do t’i përmbahet afatit të grupit të kontaktit dhe propozimin për statusin do ta bëjë brenda këtij viti. Sipas zëdhënëses Hua Jiang, ndërkaq, zhvillimet që pritet të ndodhin në Serbi si është referendumi për kushtetutën dhe zgjedhjet e përgjithshme nuk do të ndikojnë në dinamikën e procesit të bisedimeve për zgjidhjen e statusit final
të Kosovës.

  • Data 24.10.2006
  • Autor B. Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbi
  • Data 24.10.2006
  • Autor B. Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbi
Reklamë