Grupi kontaktit: ″Të gjendet zgjidhje politike e qëndrueshme për Somalinë″ | Bota | DW | 05.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Grupi kontaktit: "Të gjendet zgjidhje politike e qëndrueshme për Somalinë"

Gjatë një takimi në Nairobi grupi ndërkombëtar i kontaktit është shprehur për dërgimin e një trupe paqeje në Somali. Trupa e paqes duhet të aktivizohet mbi bazën e rezolutës së OKB-së 1725, financimi i saj duhet të realizohet urgjentisht, deklaroi grupi i kontaktit në fund të takimit në kryeqytetin e Kenias. ShBA kanë premtuar 16 milionë dollarë për trupën e paqes.

Ushtar nga Etiopia në Somali

Ushtar nga Etiopia në Somali

Eshtë një sipërmarrje me plot reziqe por megjithatë tashmë është përcaktuar, që sërish një trupë ushtarake ndërkombëtare të kujdeset për qetësinë dhe rendin në Somali. Këtë e vendosi grupi i konaktit për Somalinë të premten (05.01) në Nairobi. Sa më shpejt të jetë e mundur duhet të dërgohet një mision afrikan paqeje në Mogadishu, tha ministri i jashtëm kenian Rafael Tuju në përfundim të takimit: "Grupi i kontaktit thekson nevojën urgjente për të vënë në dispozicion mjetet e duhura për dislokimin e trupës së stabilizimit në Somali mbi bazën e rezolutës së OKB-së 1725."

Koha nuk pret, por se kur do të vihen në lëvizje njësitë afrikane kjo u la e hapur prej diplomatëve nga Afrika, Evropa, ShBA dhe Liga Arabe. Deri tani vetëm Uganda është shprehur e gatshme të dërgojë një batalion me rreth 1.000 forca në Somali. Por gjithsej nevojiten 8.000 forca. Ministri i jashtëm i Kenias u ngarkua që të kujdeset për gjetjen e vendeve të tjera që do të jenë të gatshme të vënë trupat në dispozicion. Për arësye të neutralitetit këto froca nuk duhet të jenë nga vendet fqinje, madje as nga Etiopia.

Fqinji i madh i Somalisë pak përpara Krishtlindjeve depërtoi në Somali për t´i dhënë fund sundimit të milicëve të unionit të gjykatave islamike. Nëse Etiopia ashtu siç ka deklaruar do të tërhiqet brenda disa javëve, atëherë Somalinë e kërcënon kaosi dhe lufta midis klaneve. Pikërisht këtë duhet ta shmangë trupa e paqes. "Ky është një rast historik për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme politike për Somalinë në përputhje me kushtetutën e përkohshme."

Me këtë vendim grupi i kontaktit i përgjigjet plotësisht asaj çka priste qeveria somaleze. Presidenti i saj Abullahi Jusuf të premten (05.01) në mëngjes sërish kërkoi dërgimin e menjëhershëm të trupës që paqes. Tani dëshira e tij mund të plotësohet. Njëkohësisht presidenti duhet të marrë edhe mbështetjen financiare për të krijuar aparatin e sigurisë. Megjithatë për qeverinë në Somali këtë të premte nuk pati vetëm dhuarata të vonuara të Krishtlidnjeve, por edhe një paralajëmrim të qartë: Ministri i jashtëm i Kenias Tuju: "Eshtë e rëndësishme që të nisë menjëherë procesi gjithëpërfshirës i dialogut politik dhe i pajtimit."

Në këtë dialog duhet të përfshihen të gjitha klanet, biznesmenët, gratë dhe shoqqëria civile e në radhë të parë grupet fetare, nëse ato janë kundër ekstremizmit. As El Kaida dhe as lordët e luftës nuk duhet të ulen në tryezën e bisedimeve, por në këtë proces duhet të përfshihen islamistët e moderuar.

Se sa i rëndësishëm ishte ky takim për ShBA këtë e dëshmoi prania e sekretares së shtetit përgjegjëse për Afrikën, Jendayi Frazer: "ShBA do të mbështesin trupën e stabilizimit për Somalinë."

Frazer premtoi 16 milionë dollarë ndihmë të menjëhershme për trupën e paqes, ndonëse gjithsej nevojiten 200 milionë dollarë. Se kush do ta paguajë këtë llogari për këtë nuk biseduan diplomatët në Nairobi. Ndoshta do të jemi në periudhën e Pashkëve derisa Somalia të ketë një trupë paqeje afrikane.

  • Data 05.01.2007
  • Autor Shtefan Ehlert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJi
  • Data 05.01.2007
  • Autor Shtefan Ehlert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJi
Reklamë