Gripi i shpendëve alarmon edhe qeveritë evropiane | Evropa | DW | 24.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gripi i shpendëve alarmon edhe qeveritë evropiane

Gripi i shpendëve ka alarmuar qeveritë në mbarë botën që të ndërrmarrin masat parandaluese për përhapjen e tij dhe rezervimin e medikamenteve.

default

Hollandezët ndërkohë kanë urdhëruar që shpezët të mos mbahen më në vende të hapura. Në Gjermani poashtu janë duke u përgatitur për një gjë të tillë.
I shfaqur fillimisht në Azi, virusi i njohur me emrin H5N1 është përhapur
ndërkohë deri në Rusi ku ka prekur me miliona shpendë. Deri tani kanë vdekur edhe 57 njerëz nga infektimi me këtë virus. Përveç kësaj ekspertët i druhen një epidemie të përgjithshme në rast se ky virus bie në kontakt me ndonjë virus të gripit të njerëzve. Në mënyrë që të evitohet një gjë e tillë në mbarë Evropën duhet të përkujdeset Qendra Evropiane për parandalimin e epidemive me seli në Stokholm të Suedisë. Mbi detyrat dhe shanset e kësaj qendre, një informacion i Barbara Vesel.

Epidemitë apo sëmundjet si gripi i shpendëve në rrugën e tyre të përhapjes nuk njohin kufijë. Andaj në raste të tilla shtrohet pyetja se çfarë janë masat parandaluese të Bashkimit Evropian.

Mundësitë e Bashkimit Evropian janë të kufizuara për shkak se secili vend është për vete përgjegjës. Komisioni i Bashkimit Evropian megjithatë mund të ndërhyj në rastet kur bëhet fjalë për masat në fushën e tregtisë. Andaj me njoftimin e rasteve të para në kufirin lindor të Rusisë ai do të ndaloj importin e mishit të shpendëve nga të gjitha rajonet e prekura. Në të vërtetë ky është më tepër një prevencion abstrakt për shkak se këto rajone nuk eksportojnë shpenduri në Evropë.

Në këtë mënyrë të gjitha 25 vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të vendosin vet se si do të ballafaqohen me këtë rrezik. Këtë kompetencë deri tani nuk e kanë kaluar tek Bashkimi Evropian.

E qartë është po ashtu se veprimet nacionale në këtë mes nuk mund të sjellin shumë. Andaj që prej majit të këtij viti në Stokholm ka filluar punën Qendra evropiane për parandalimin e epidemive.

Përvoja me shfaqjen e SARS-it në Azi para dy vitesh ka bërë që në Evropë të mendohet të paktën për koordinimin e punëve në parandalimin dhe luftimin e epidemive të kësaj natyre.

Qendra filloi punën me një buxhet solid prej rreth pesë milionë euro. Në vitin e ardhshëm do të vihen në dispozicion tre herë më shumë para. Detyrë e hulumtuesëve është të këshillojnë autoritetet e shëndetësisë të Bashkimit Evropian dhe vendeve fqinje. Ata duhet të përcjellin me vëmendje gjendjen dhe rrezikun nga epidemitë, të mbledhin të dhëna nacionale, t'i vlerësojnë dhe t'i shpërndajnë ato.

Përveç kësaj qendra për parandalimin e epidemive duhet të ndërmjetësoj në gjetjen e eksperëtve dhe ndihmës teknike. Për këtë do të shërbejnë kryesisht mjekë dhe epidemiolog të rrjeteve aktuale ndërkombëtare. Fillimisht qendra është ngarkuar vetëm me sëmundjet ngjitëse. Kjo vlen prej gripit të shpendëve deri tek Sida.

Pse një qendër e tillë parandaluese është hapur në periferi të Bashkimit Evropian e jo në qendër të tij në Bruksel, është e lehtë të përgjigjet. Sepse në Bashkimin Evropian gjithmonë shtetet anëtare përpiqen që institucione të përbashkëta të fkrijohen në vendet e tyre. Me këtë rast thjesht në radhë ishte Suedia.

Por përfundimisht ekziston interneti dhe videokonferencat, thuhet në Komisionin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

  • Data 24.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDW
  • Data 24.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDW