1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

17 Qershor 2019

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i cili ka kërkuar shpjegime nga ambasadori britanik dhe ka protestuar ashpër.

https://p.dw.com/p/3KXao
Iran Rob Macaire, Britischer Botschafter in Teheran
Rob Macaire, ambasador britanik në TeheranFotografi: gov.uk

Irani ka kërkuar nga ambasadori britanik që të paraqitet në Ministrinë e Jashtme në Teheran dhe të shpjegojë qëndrimet e fundit lidhur me sulmet ndaj dy anijeve. Rob Macaire është paraqitur të shtunën në Ministrinë e Jashtme për të shpjeguar akuzat, njofton agjencia shtetërore IRNA. Në këtë bisedë është thënë se pala iraniane ka dënuar ashpër si të paqëndrueshme, papranueshme dhe anti-iraniane pozicionet e qeverisë britanike. Kërkesa për shpjegime nga ambasadori është një prej protestave më të ashpra diplomatike që ndërmerret ndaj një vendi.

Pas SHBA edhe Britania e Madhe të premten e ka fajësuar Iranin për sulme ndaj dy anijeve në Gjirin e Omanit. Anijet e sulmuara janë të Norvegjisë dhe Japonisë, shpjegoi ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt. Presidenti amerikan Donald Trump ishte edhe më i drejtpërdrejtë: "Irani e ka kryer këtë sulm." Por deri tani nuk ka dëshmi konkrete se këto sulme janë kryer nga Irani. Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që të mos jepen vlerësime të përshpejtuara, por të priten hetimet. Irani ka hedhur poshtë këto akuza.

Karte Tanker angeschossen Golf von Oman TR

Ekuipazhi i anijes norvegjeze "Front Altair" ka mbërritur ndërkohë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Një zëdhënës tha se të gjithë 23 anëtarët e ekuipazhit janë mirë dhe se janë trajtuar mirë nga autoritetet e Iranit.

Presionet dhe sinjalet

SHBA-ja po përpiqet që me mjete ekonomike të ushtrojë presion masiv ndaj Iranit. Trumpi po përpiqet që Irani në këtë mënyrë të  pranojë një marrëveshje të kontrollit më të ashpër të resurseve të tij bërthamore. SHBA ka hequr dorë nga marrëveshja e arritur më parë që Irani të përfitojë ekonomikisht, në qoftë se heq dorë nga armët bërthamore.

Iran Kriegsschiff | Konflikt Angriff auf Tankschiffe, Straße von Hormus
Fotografi: picture-alliance/Photoshot

Presidenti i Iranit Hasan Rohani deklaroi në konferencën e sigurisë në Taxhikistan se vendi i tij po i përmbahet marrëveshjes për armët atomike, pavarësisht vendimit amerikan për dalje nga kjo marrëveshje. Ai tha se pret sinjale pozitive nga partnerët e tjerë që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje, ndër të cilët është edhe Gjermania. Në të kundërtën, Teherani do të heqë dorë nga disa obligime, të cilat parashikohen me këtë dokument, tha Rohani. Irani në këtë rast do të mund të vazhdonte programin e tij bërthamor.

 

 

bc/sti/wa/cgn (afp, dpa)