Grindje për subvencionet agrare dhe rabatin britanik | Evropa | DW | 15.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Grindje për subvencionet agrare dhe rabatin britanik

Kontradikta pata samitit të BE-së

Schröder dhe Blair

Schröder dhe Blair

Një ditë para samitit të BE me 16 dhe 17. 6. kryetarët e qeverive po debatojnë ashpër për kornizën financiare të vitit 2007 deri 2013. Komisioni i BE-së kerkon rreth 1 000 miliradë euro për këtë afat kohor. Paguesit neto duan të japin vetem 815 miliardë euro. Kryeministri britanik Tony Blair këmbëngul për rabatin e vendit të tij. Kryeministri francez Jacques Chirac do të shpetojë subvencionet agrare dhe kancelari gjerman Gerhard Schrëder do të paguajë më shumë, vetëm nqs edhe të tjerët lëvizin. Rreth vicioz, apo vringellime e kotë e shpatës?
Kryeministri luksemburgas Jean Claude Juncker turret perpara. Meqenëse në biseda të veçanta me kryetaret e shteteve të BE-së për përgatitjen e samitit nuk mundi të arrijë një zgjidhje në konfliktin e buxhetit, vë papritur dorë në gjerat deri tani të paprekshme. Në parlamentin evropian Juncker tha:
"Ne duhet të bisedojmë për shkurtime në të gjitha fushat, ketu bën pjesë edhe sektori agrar, që përbën 40% të buxhetit të përgjithshëm."
Pikërisht këtë kishte kërkuar kryeministri britanik Toni Blair ditet e fundit. Ai has në rezistencë të ashper në Paris. Në rradhë të parë presidenti francez Zhak Shirak nuk do t´i lëvizë subvencionet për fshatarët francezë. Komisari gjerman i BE-së Günter Verheugen foli në televizionin gjerman për një reformë rrënjësore të buxhetit të BE-së.
"Do të ishte mirë, sikur të jepnim më shumë para për gjera që na nevojiten urgjentisht. Zhvillim, punësim, aftësi për konkurrencë. Por për çudi, para pak vitesh është rënë dakord me Toni Blairin, që shpenzimet agrare të mbeten të përcaktuara deri në vitin 2013. Dhe ketu këmbëngulin tani francezet."

Vetem nqs diskutohet rrënjësisht për strukturën e shpenzimeve, mund të vrasësh mendjen për rabatin e britanikëve, tha Toni Blair në një takim të akullt në Paris me presidentin franacez Zhak Shirak. Rabati i jepet Britanisë së madhe, sepse ajo merr pak para nga buxheti agrar.

Britanikët janë me gjithë rabatin ata që paguajnë më shumë neto pas Gjermanisë. Ata paguajnë shumë më tepër se Franca. Shumë shtete të BE-së e konsiderojnë të padrejtë rabatin, për të cilin luftoi dhe e fitoi para 21 vjetesh Margret Thachter. Në një intervistë në televizionin gjerman Blair theksoi, se samiti i BE-së nuk duhet të reduktohet vetem tek çështja e rabatit dhe e buxhetit.

"Nuk jam vetem unë. Secili bën sikur kjo të ishte vetem çështje e kontributit britanik. Rabati ka një shkak. Ne marrim shumë më pak nga buxheti agrar. Ka çështje të tjera, për të cilat duhet diskutuar tani. Dhe pyetja më e rëndësishme është, cili është drejtimi jonë në Evropë pas votave jo në Francë dhe Hollandë. Ne e kemi marrë një mesazh nga qytetaret në Evropë. Ne nuk mund të themi, të vazhdojmë kështu, se nuk na intereson."
Në se dhe si do të vazhdojë procesi i ratifikimit për kushtetutën evropiane është e paqartë një ditë para samitit. Suedia dhe Danimarka duan t´i anullojnë ndoshta referendumet e tyre. Kryetari i rradhës i Këshillit të BE-së Jean Claude Juncker u beri apel në një leter homologëve të tij, që të lëvizin. Qytetaret presin vendime. Komisari gjerman i BE-së Günter Verheugen nuk është edhe aq pesimist.

"Kjo është thirrje lufte në të gjitha anët, por secili e di, se duhet të biem dakord. Dhe secili e di, se nuk ka për t´u bërë më mirë nqs e shtyn këtë gjë."

  • Data 15.06.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArE5
  • Data 15.06.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArE5