1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Grevat shkaktojnë kaos në Francë

14 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CDbo

Një grevë pa afat e punonjësve të hekurudhave në Francë ka shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor. Në paris dhe rreth tij vargu u makinave të bllokuara arrinte në 300 kilometra. Edhe shërbimi i autobuzëve dhe metrove ishte tejet i kufizuar. Vetëm lidhjet e linjave të shpejtësisë së lartë mes Parisit, Londrës e Kölnit nuk janë për momentin të prekura. Me grevën janë bashkuar edhe punonjës të korporatës shtetërore të furnizimit me gaz dhe energji. Presidenti Nikola Sarkozi refuzoi në mënyrë kategorike lëshimet në reformën e planifikuar të sistemit të pensioneve. Pjesë kyçe e saj është zgjatja e kohës së kontributit në arkën e pensioneve për nëpunësit e shtetit. Aktualisht makinistët francezë mund të dalin në pension që në moshën 50 vjeçare. .