Greqia e interesuar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës | Ballkani | DW | 14.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Greqia e interesuar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Shefja e diplomacisë greke, Theodora Bakoyanis, gjatë një vizite që po realizon në Kosovë tha se, pala shqipare dhe ajo serbe në bisedime duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe zgjidhja për Kosovën të jetë e pranueshme dhe që prodhon stabilitet në Ballkan

default


Shefja e diplomacisë greke Theodora Bakoyanis, tha se rajoni ballkanit ka nevojë për një paqe të qëndrueshme dhe në këtë linjë duhet gjetur edhe zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës. Sipas saj palët në bisedime duhet të gjejnë një gjuhë të
përbashkët dhe zgjidhja për Kosovën të jetë e pranueshme sikur nga pala koosvare ashtu edhe nga ajo serbe.

Këto deklarata, shefja e diplomacisë greke, Theodora Bakoyanis, i bëri pas disa takimeve që zhvilloi me udhëheqsit kosovarë gjatë një vizite që po realizon në Kosovë. "Është shumë me rëndësi që të kemi një zgjidhje të përbashkët dhe të pranueshme nga të dyja palët aq sa është e mundur sepse të gjithë popujt e rajonit të Ballkanit dëshirojnë një zgjidhje të kënaqshme për Kosovën dhe që prodhon stabilitet në rajon," tha zonja Bakoyanis.

Rajoni i Ballkanit sipa saj, ka nevojë për paqe stabilitet zhvillim ekonomik në mënyrë
që njërëzit të jetojnë në një bashkësi multikulturore. Shefja e diplomacisë greke Theodora Bokoyanis, inkurajoi autoritet e Prishtinës që të punojnë më shumë në respektimin e të drejtave të pakicave sepse sipas saj kjo do ta bënte më të lehtë zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Nga ana e tyre udhëheqësit kosovarë, thanë se përmirësimi i jetës së pakicave është vënë si prioritet nga qeveria e
Kosovës, ndërsa garantuan në respektimin e plotë të të drejtave të tyre.

Shefja e diplomacisë greke, Theodora Bakoyanis, para së të vijë në Kosovë, qëndroi
në Beograd, ku takoi autoritetet më të larta serbe. Kjo vizitë siq u tha, kishte për qëllim që të shtojë përpjekjet më të drejtpërdrejta dhe të organizuara, të diplomacisë greke në rajonin e ballkanit. Në këtë mes sipas autoriteteve greke, përspektiva e Kosovës drejt BE-së duhet të shkojë krahas me vendet e rajonit.

Autoritet greke edhe më herët janë deklaruar se Greqia e mbështetë qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar se Kosova duhet të plotësojë standardet e përcaktuara dhe
të arrijë vlerat evropiane. Në mënyrë të vecantë në këtë proces nevojitet permiresimi i jetës së pakicave duke krijuar kushte për kthimin e të zhvendosurve nga Kosova. Autoritet greke vitin e shkuar, patën paraqitur një plan, për zgjidhjen e çështjes së
Kosovës, duke përkrahur një lloj pavarësie të kushtëzuar, me një mbrojtje të fuqishme për pakicat e në veçanti, për pakicën serbe në Kosovë.

  • Data 14.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcZ
  • Data 14.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcZ
Reklamë