1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia bie dakord me kreditorët ndërkombëtarë

2 Maj 2017

Pas bisedimesh disamujore Greqia ra dakord me kreditorët ndërkombëtarë për një paketë prej rreth 3.6 miliardë eurosh.

https://p.dw.com/p/2cEih
Griechenland Hilfen Parlament Athen Flagge
Fotografi: picture alliance/dpa/F. Plegas

Greqia do të marrë kredi me interes 3.5 për qind, tha në televizionin grek (ERT) Ministri i Financave Euclid Tsakalotos.

Edhe kreditorët e konfirmuan "marrëveshjen paraprake" me Greqinë. Kjo u njoftua nga Komisioni Evropian, fondi i shpëtimit të euros ESM, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Marrëveshja u parapri nga disa ditë negociata maratonë. Në përgjithësi fjala është për një paketë prej rreth 3.6 miliardë eurosh, siç u tha nga Ministria e Financave në Athinë.

Griechenland Rentner
Fotografi: picture-alliance/Rainer Hackenberg

Shkurtimet më të rëndësishme që priten në Greqi: Shkurtimi i pensioneve deri në 18 për qind duke filluar nga 1 janari 2019. dhe një reduktim i të ardhurave vjetore për të cilat nuk është e nevojshme të paguhen taksa prej 8,636 euro në rreth 5.681 euro. Shuma e saktë nuk është ende e njohur.

Ekspertët e Komisionit të BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane, të ESM-së dhe të FMN-së do t'ia paraqesin tani raportin e tyre eurogrupit. Vetëm pas miratimit të eurgrupit mund të vazhdojë pagesa e parave për paketën e ndihmës deri në 86 miliardë euro. Sipas ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schäuble (CDU) Greqia mund të llogarisë me disbursimin e fondeve të ndihmës nga data 22 maj.