1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Grenell: "Një hap madhështor i qeverisë gjermane!"

22 Janar 2019

Ambasadori i SHBA Grenell e lëvdon qeverinë gjermane, sepse ajo i vendos sanksione një linje ajrore iraniane. A do të sjellë kjo shtensionim në raportin gjermano-amerikan?

https://p.dw.com/p/3By7A
Deutschland Berlin Akkreditierung Richard Allen Grenell, neuer US-Botschafter
Richard Allen GrenellFotografi: Getty Images/AFP/O. Andersen

"Mendoj se është një hap madhështor i qeverisë gjermane. Ai tregon fuqi të madhe udhëheqëse", u shpreh Ambasadori i SHBA në Berlin, Richard Grenell ndaj agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Lëvdata i referohej vendimit të qeverisë gjermane për ta ndëshkuar me sanksione shoqërinë ajrore iraniane të fluturimeve Mahan Air. Të hënën kësaj linje ju hoq e drejta e zhvillimit të aktivitetit në Gjermani.

Madje edhe nga SHBA erdhi mbështetje për hapin e gjermanëve. Askush më pak se ministri i Jashtëm Mike Pompeo shkroi në twitter: "Kjo shoqëri fluturimesh transporton armë dhe luftëtarë në Lindjen e Mesme dhe mbështet në këtë mënyrë ambicjet destruktive të regjimit iranian në rajon!" Në SHBA kjo linjë fluturimi është e ndaluar të ulë avionët që prej tetë vjetësh.

Transporte në zonat e luftës

Qeveria gjermane e justifikoi hapin të hënën me rrethanën që kjo shoqëri fluturimesh ndërmerr transporte pajisjesh dhe personash në rajonet e prekura nga lufta në Lindjen e Afërme, veçanërisht në Siri. Prandaj tani do të ndalohen fluturime të linjave nga Irani në Gjermani, për shembull për në Düsseldorf. Dhe zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Berlin, Christopher Burger pati shtuar: "Kësaj i janë shtuar kohët e fundit elementë rëndues në lidhje me veprimet e shërbimeve të fshehta iraniane në shtetet evropiane. "Vetëm javën e kaluar në Gjermani u arrestua një burrë, i cili pati punuar si vlerësues i gjuhës për ushtrinë gjermane, Bundeswehrin. Akuza: spiunazh për Iranin." Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha përmbledhtazi: "Edhe në të ardhmen, kur të jetë fjala për mbështetje të terrorizmit, për spiunazh, do të reagojmë në mënyrë të përshtatshme ndaj zhvillimeve të veçanta". Por politikani socialdemokrat shtoi menjëherë se në qëndrimin e gjermanëve për marrëveshjen atomike me Iranin nuk ndryshon asgjë.

"SHBA kanë ushtruar presion masiv!"

Që nga Berlini, Ambasadori i SHBA, Grenell i ka vënë nën presion disa herë, si qeverinë gjermane, ashtu edhe firmat gjermane, që ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Teheranit. Zëdhënësi për politikën e jashtme i FDP-së në Bundestag, Bijan Djir-Sarai beson: "Unë jam shumë i bindur, që SHBA ushtrojnë në prapavijë presion masiv ndaj qeverisë gjermane. Këtë e shihni edhe në reagimet e Ambasadorit të SHBA në Berlin.

Qeveria gjermane vetë e hodhi poshtë këtë lidhje. Nëse ky hap i qeverisë gjermane do të sjellë shtensionim në marrëdhëniet me SHBA, këtë mund ta testojë që të mërkurën ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Këtë të mërkurë ai ndodhet për vizitë te kolegu i tij amerikan Pompeo.

 

la/(adp,afp)