1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Google e yahoo përdoren në Kinë si instrumente cenzure

Miodrag Soric8 Nëntor 2007

Para afrimit të lojërave olimpike Pekini 2008, Kina gjithnjë e më shumë ndodhet në fokusin botëror. Tema më e ndjeshme së cilës i tremben pushtetmbajtësit në Kinë është ajo e të drejtave të njeriut.

https://p.dw.com/p/C5YI
Google kritikohet nga organizata për të drejtat e njeriut për bashkëpunim me një diktaturë
Google kritikohet nga organizata për të drejtat e njeriut për bashkëpunim me një diktaturëFotografi: AP

Lajmi nuk është i ri: sistemet e kërkimit në internet Yahoo dhe Google bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet kineze për cenzurim, me qëllim që atyre të mos u ndalohet prezenca në tregun e Azisë së largët. Nuk është i ri as fakti që në kuadër të këtij bashkëpunimi me një diktaturë, përndiqen dhe futen në burg opozitarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe opozitarë. Ndërkohë që pronarët e sistemeve Yahoo apo Google fitojnë miliarda euro.

Yahoo dhe google në shënjestër të kritikave

E reja interesante është që shumë deputetë amerikanë të Komisionit të jashtëm parlamentar e kanë ftuar shefin e Yahoo-s Jarry Yang. Jangun e kritikojnë se i ka ndihmuar autoritetet kineze për identifikimin dhe dënimin me burg të gazetarit Shi Tao.

Deputetët amerikanë mund të japin vlerësimet e njëjta për themeluesit e sistemit të kërkimit në Internet, Google, Sergej Brin (Sergei Brean) dhe Lerri Peixh (Larry Page). Sipas reporterëve pa kufij dhe organizatave të tjera joqeveritare Google ndihmon despotët kinezë në fshehjen e lajmeve e atyre që kritikojnë Kinën. Temat e pavarura si demokracia, të drejtat e njeriut apo Tibeti nuk gjenden fare në Google, thonë organizatat për të drejtat e njeriut. Ose Google i prezanton ato ashtu si duan pushtetmbajtësit në Pekin. Google, Yahoo, Microsoft dhe sistemet tjera si Ciskco përdoren në Kinë si instrumente për cenzurë.

Pasoja për Google e Yahoo?

Do të ketë shpulla morale ndaj shefit të Yahoo-s pasoja konkrete dhe do të ndryshojë gjë në sistemin e punës në Kinë? Aktualisht duket se jo.

Xheri Jang heziton madje të dëmshpërblejë viktimat, të cilat me mbështetjen e Yahoo-s janë identifikuar prej forcave të sigurisë dhe janë përndjekur. Fjala e fundit këtu ende nuk është thënë. Familjet e disidentëve kanë paralajmëruar vazhdimin e aktpadive kundër Yahoo-s para gjykatave amerikane. Përvec presioneve morale pritet që të kërkohen edhe dëmshpërblime financiare, me qëllim që të ndalohet bashkëpunimi me diktatorët.

Shërbimet e sistemeve të kërkimit në internet i përdorin me miliona njerëz. Me përdomin e sistemeve të tjera të kërkimit, secili njeri mund të japë kontributin drejt shtimit të presionit ndaj sistemeve Yahoo apo Google. Pronarët e tyre rej kohësh janë bërë miliarderë, por me siguri që do t'u dhembë në qoftë se fitimi zvogëlohet.