Goditje e beftë në Kiev! | Politika | DW | 07.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Goditje e beftë në Kiev!

Zgjedhja e presidentit të parlamentit ukrainas bën të dështojë aleanca "e portokalltë" në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko

Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko


Goditja e beftë i dha një grusht të rëndë përpjekjeve për krijimin e qeverisë të re në Kiev. Para dy javësh ristrukturimi i koalicionit të portokalltë dukej sikur ishte bërë në mënyrë perfekte. Julia Timoshenko, ju prezantua opinionit ukrainas si kryeministrja e ardhshme dhe e mëparshmja e vendit. Me sa duket kjo nuk do të realizohet. Akoma pa u tharë boja e penës me të cilën u nënshkrua marrëveshja e koalicionit, u shpërbë e aleanca e shoqëruesit të dikurshëm të revolucionit të portokalltë në Ukrainë.

Përgjegjës për këtë thyerje në koalicion është udhëheqësi socialist, Aleksandër Moros. Megjithëse partia e tij në zgjedhjet parlamentare në fund të marsit kishte marrë 5,7 për qind të votave, ai synonte me çdo kusht postin e kryetarit të parlamentit, i cili pas kryetarit të shtetit dhe kryeministrit është posti i tretë i rëndësishëm në shtet. Në fund ai qe i gatshëm të bënte një marrëveshje jo të ndershme me komunistët dhe "partinë e rajoneve" të udhëhequr nga Viktor Janukovitç. Me votat e këtyre partive Moros u zgjodh dje në mbrëmje kryetar i parlamentit ukrainas.

Sipas kushtetuës së re Moros ka një post mjaft të rëndësishëm. Sepse asnjë lloj ligji nuk mund të miratohet në parlamentin ukrainas pa pasur edhe bekimin e kryetarit të parlamentit ukrainas. Si kryetar parlamenti ai do të ngrejë një pushtet të fortë në ngrehinën etij. Moros është kështu fituesi më i madh i lojës së pushtetit në Kiev.

Fituesi i dytë mund të jetë Viktor Janukovitç me "partinë e tij të rajoneve". Pas fallsifikimeve të ulëta zgjedhore në zgjedhjet presidenciale para një viti e gjysëm, duket se elektorati ukrainas e fshiu nga skena politike Janukovitçin. Tanimë ai mund të rikthehet sërish në këtë skenë, ndoshta si kryetar qeverie. Kjo do të ishte e mundur nëse do të realizohej një koalicion mes komunistëve, socialistëve dhe "partisë së rajoneve".

Por është i mundur edhe një variant tjetër. Një bashkëpunim me kampin e presidentit Jushçenko. Aleanca e tij me emrin " Ukraina jonë" mban një përgjegjësi të madhe për bllokimin prej muajsh të proceseve politike në vend. Kampi i presidentit u duk i paaftë të merrte vendimin për koalicionin.

Moros und Janukovitç më së fundi kanë sjellë fakte në tryezë. Nuk mund të përjashtohet që në fund ata të krijojnë një qeveri me aleancën e Jushçenkos.

Por Moros dhe Janukovitç kanë vota edhe nga kampi komunist për të formuar kështu qeverinë. Në çështjet politike ata nuk i ndan ndonjë hendek shume i thellë. Kampet e tyre politike janë kundër pranimit në Nato, ndërsa në politikën ekonomike që të dyja palët mbështesin ndërhyrjen e shtetit. Sikur të krijohej vërtet një koalicion me partisë së rajoneve, socialistëve, dhe komunistëve, atëherë kursi euroatlantik i integrimit do të frenohej, kjo më e pakta, për të mos thënë që edhe mund të bllokohej.

  • Data 07.07.2006
  • Autor Bernd Johann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpI
  • Data 07.07.2006
  • Autor Bernd Johann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpI