1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Global Media Forum, Rheingold, Internet

29 Maj 2009

Eksperti botöror i internetit dhe komunikimit mobil Howard Rheingold i universitetit tö Standfordit hap Global Media Forum tö Deutsche Welles (3. bis 5. Juni 2009) nö Bon.

https://p.dw.com/p/I07S
Deutsche Welle Global Media Forum 2009Fotografi: DW

Qoftë në rastin e protestave të studentëve në Tajvan dhe Kili, të trazirave në Francë apo të demonstratave në Filipine – teknologjitë e reja e ndryshojnë mënyrën se si organizohen njerëzit, se si lënë takime me njëri-tjetrin, apo se si këmbejnë informacione. A gjendet bota përpara një forme të re aktivizmi dhe pjesëmarrjeje qytetare përmes internetit, apo çon kjo vetëm në një perceptim të gabuar të angazhimit dhe involvimit individual? Dhe ndërsa mundësitë e medieve të komunikimit janë surprizuese, rreziqet që lidhen me to nuk janë më të pakta, edhe pse më pak të dukshme.

Howard Rheingold, një sociolog inovativ, që është në krye të revolucionit tjetër social, referon në Deutsche Welle Global Media Forum (3-5 qershor 2009) në Bon në lidhje me potencialin demokratik të komuniteteve virtuale dhe të ardhmen e web 2.0.

Shoqëri e ndryshuar me anë të formave të reja të komunikimit?

Howard Rheingold
Howard Rheingold, i lindur 1947 në Arizona, SHBA, sociolog dhe autor.Fotografi: cc_Mikegr_sa

Rheingoldi merret me studimin e mundësive dhe potencialin e marrëdhënieve sociale dhe sjelljes së pjesëtarëve të një bashkësie, që janë të lidhur dhe komunikojnë me njëri-tjetrin përmes internetit, që nga koha e zbulimit të këtij të fundit dhe përpara epokës së internetit. Librat e tij "Tools for Thought" (1985), "Virtual Reality" (1992) dhe "The Virtual Community" janë mjaft të shitur dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ato merren me mënyrën se si ka ndryshuar shoqëria dhe si ndryshohet ajo prej formave të ndryshme të komunikimit me anë të teknologjive të transmetimit.

Së fundi ai është marrë me „smart mobs“. Këtë term, të krijur prej atij vetë, ai e ka futur në përdorim për të përshkruar rrjete, anëtarët e të cilave komunikojnë me ndihmën e internetit dhe medieve moderne me efektshmëri dhe në mënyrë inteligjente, pavarësisht prej distancës ku gjenden. "Grupe të vogla dhe relativisht të mëdha njerëzish e përdorin komunikimin mobil dhe internetin për të organizuar bashkarisht dhe në një formë dhe mënyrë të re aksione me njerëz, me të cilët më parë nuk do të mund të organizonin aktivitete të tilla në përmasa, vende dhe me një shpejtësi, që më parë nuk do të kishin qenë të mundura“, thotë Rheingold.

Organizimi me anë të sms-ve

Ky fenomen ka lënë tashmë gjurmë në politikë qoftë prej aktivistëve në Malajzi, apo protestave kundër luftës në Irak. "Demonstratat, që çuan në përmbysjen e presidentit filipinas dhe demonstratat, që patën rëndësi vendimtare për zgjedhjet në Kore dhe Spanjë, u organizuan përmes sms-ve" - shkruan Rheingold. "Ndikimi i smart mobs duket në botën e ekonomisë, p.sh. te ebay, google adsense për blogger-ët dhe amazon. Ai shfaqet edhe në fushën sociale në blogje, në artikujt për wikipedia, te myspace dhe te software-t për komunikimin mobil.“

Konferenca e radios Deutsche Welle "Global Media Forum", e cila merret me parandalimin e konflikteve në epokën e multimediave, është e gëzuar që në të do të marrë pjesë Howard Rheingold, një ndër ekspertët liderë në botë në fushën e komunikimit mobil dhe ndikimit të tij në veprimin kolektiv. Në një fjalim programatik ditën e hapjes së forumit profesori i universitetit të Stanford-it do të trajtojë mënyrën e zhvillimit të revolucionit tekniko-social, nëse ai i bashkon qytetarët e botës, apo e fragmentarizon, apo atomizon më tej shoqërinë dhe se si ndikon kjo ndaj medieve, qytetarëve dhe qeverive.

Autor: Wilfried Solbach/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica