Gjykata Supreme dhe parlamenti në Ukrainë vazhdojnë konsultimet e lidhur me ankesat e opozitës kundër rezultatit të zgjedhjeve | Bota | DW | 30.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjykata Supreme dhe parlamenti në Ukrainë vazhdojnë konsultimet e lidhur me ankesat e opozitës kundër rezultatit të zgjedhjeve

Parlamenti në Kiev hodhi poshtë kërkesën e opozitës për mocion për shkarkimin e kryeministrit Viktor Janukovic. Pas lëshimeve që deklaroi presidenti Leonid Kucma duket se po konturohet mundësia e përsëritjes se zgjedhjeve për zgjidhjen e krizës poltike. Ndërkohë që vendi duket i përcarë mes kampit të opozitës por-perëndimore dhe përkrahësve të kryeministrit pro-rus.

Demonstratë para parlamentit në Kiev

Demonstratë para parlamentit në Kiev

Kërkesa e paraqitur nga kreu i opozitës Viktor Jushenko nuk morri shumicën e nevojshme, sepse partitë qeveritare dhe komunistët u shprehën kundër shkarkimit të kryeministrit. Gjatë ditës sot pritet megjithatë të debatohet për një mocion të dytë në parlament. Edhe pse ka kaluar më shumë se një javë qysh nga zgjedhjet presidenciale qindra mijëra simpatizantë të opozitës në Ukrainë vazhdojnë të protestojnë në mbështeteje të kandidatit të opozitës për president Viktor Jushenko. Përkrahësit e kryeministrit Viktor Janukovic, i cili u shpall fitues nga komisioni i zgjedhjeve, kërcënojnë me shkëputjen e rajoneve lindore të Ukrainës, nëse Jusehnko do t´ia dalë që të ndjekë kursin e tij pro-evropian. Edhe një nga të besuarit e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kryetari i parlamentit rus Boris Gylsov, u shpreh për rezikun e përcarjes në Ukrainë dhe shpërthimin e dhunës midis dy kampeve politike. Sipas Glysovit, "situata po luhatet mes përcarjes dhe gjakderdhjes."

BE-ja dhe NATO-ja paralajmërojnë nga rreziku i ndarjes së Ukrainës. Përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së, Havier Solana, deklaroi në Bruksel: "se është themelore ruajtja e unitetit të Ukrainës. Eshtë e nevojshme që në këtë vend të ripërtërihet ndjenja e kombit dhe ndjenja e shtetit. Kjo është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që këto zgjedhje do ta lehtësojnë një proces të tillë."

Kreu i opozitës ukrainase Jushenko nëse emërohet president i ri i vendit duhet të kujdeset për pajtimin me Rusinë, kështu është shprehur presidenti i Polonisë Aleksandër Kvaznievski, i cili qëndroi këto ditë në Ukrainë bashkë me kryediplomatin e BE-së Solanën. Kvanznievski deklaroi në televizionin polak: "Jushenko nuk ka mundësi të bëjë politikë pa marrë parasysh Rusinë. Ukraina ka nevojë për Rusinë ashtu sic ka nevojë edhe Rusia për Evropën si një partner politik dhe ekonomik.

Pjesa lindore e Ukrainës ku flitet rusisht mbështet kryeministrin pro-rus Janukovic. Ndërsa rajonet perëndimore janë për kursin pro-perëndimor që kryetarit të opozitës Jushenko. Opozita do të insistojë në parlament për dorëheqjen e kryeministrit Janukovic.
Parlamenti ditën e shtunë i deklaroi zgjedhjet të pavlefshme për shkak të parregullsive. Gjatë telefonatave që ka zhvilluar preisdenti Kucma me ministrin e jashtëm ameirkan Kolin Pauell dhe kryeministrin holandez, Jan Peter Balkenende, kryetar i radhës së Këshillit të Ministrave të BE-së, ka thënë: "nëse duam paqen dhe unanimitetin dhe nëse duam të ndërtojmë një shoqëri demokratike për të cilën po flitet kaq shumë, atëherë le të organizojmë zgjedhje të reja."

Gjykata Supreme e Ukrainës në bazë të së drejtës ukrainase nuk mund të gjykojë për rezultatin e zgjedhjeve në përgjithësi, por vetëm mund të shpallë të pavlefshme rezultate të pjesshme. Për këtë arësye Jushenko është ankuar kundër rezultateve në tetë zona elektorale në Lindje dhe në Jug të vendit. Fjala është për më shumë se 15 milionë vota, që janë gati gjysma e votave të dhëna më 21 nëntor. Kryeministri Janukovic deklaroi, se në dy krahinat lindore, Donezk dhe Luhansk ai ka fituar më 21 nëntor 90% të votave dhe se ai nuk ëhstë i gatshëm për zgjedhje të reja në rajone të tjera. "Nëse gjykata supreme merr vendim që të ketë zgjedhje të reja në Donezk dhe Luhansk, atëherë të gjithë banorët e këtyre krahinave duhet të dalin në votime."

Qeveria gjermane vë në dukje, se presdineti i Rusisë Valdimir Putin e ka siguruar kancelarin Gerhard Shrëder, se do të rrespektojë rezultatin e votimeve nëse në Ukrainë do të ketë përsëritje të zgjedhjeve.

  • Data 30.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRZ
  • Data 30.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRZ
Reklamë