1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykata e BE lehtëson bashkimin familjar për të miturit

12 Prill 2018

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që të miturit kanë të drejtë për bashkim familjar, edhe kur mbushin 18 vjeç gjatë procesit të azilimit. Ky vendim mund të ketë pasoja të ndjeshme për qeverinë e kancelares Merkel.

https://p.dw.com/p/2vwVS
Europäischer Gerichtshof in Luxemburg
Fotografi: Reuters/F. Lenoir

Refugjatët e mitur të pashoqëruar, të cilët në procesin e azilimit mbushin moshën madhore e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar. Ky vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtëisë, e cila është gjykata më e lartë e BE mund të prekë fatin e dhjetëra mijëra të miturve të pashoqëruar, të cilët kërkuan azil në BE. Njëkohësisht ai i kundërvihet edhe pozicionit të kundërshtarëve të mbështetësve të vijës së ashpër ndaj migrantëve në Gjermani, të cilët duan t'i frenojnë bashkimet familjare.

Përmbajtja e vendimit:

 - Refugjatët e rinj, që kanë aplikuar për azil në BE kur ishin ende në moshë minore, por që mbushin moshën 18 vjeç përpara se të marrin azil, e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar.

- Megjithatë, ata duhet të plotësojnë një aplikim për ribashkim jo më vonë se tri muaj pasi të jetë regjistruar kërkesa e tyre për azil.

- Refugjatët që hyjnë në këtë kategori do të shihen si "të mitur" edhe po të jenë 18 vjeç ose më të vegjël.

- Gjykata vendosi që për të drejtën e refugjatëve të rinj për t'u ribashkuar me familjet e tyre nuk "kanë fuqi të vendosin shtetet anëtare".

Rasti që shqyrtoi Gjykata kishte të bënte me një grua nga Eritrea, e cila kishte kërkuar azil në Holandë dhe që kishte mbushur moshën madhore gjatë pritjes së përgjigjes së azilit.

GJED tërhoqi vëmendjen se direktiva për refugjatët e mitur dhe të pashoqëruar "parashikon kushte më të përshtatshme për ushtrimin e së drejtës për bashkim familjar"