1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykata kushtetuese turke shqyrton ndalimin e AKP-së

Ehl, Hans-Michael, Istanbul (SWR) 18 Mars 2008

Lufta e kemalistëve kundër partisë islamike-konservatore AKP, preokupon Gjykatën Kushtetuese. Prokurori i përgjithshëm ka paraqitur një padi për ndalimin AKP-së, si qendër e aktiviteteve kundër shtetit sekularist.

https://p.dw.com/p/DQLV
Demonstratë kundër lejimit të shamisë së kokës
Demonstratë kundër lejimit të shamisë së kokësFotografi: picture-alliance/ dpa

Toni ashpërsohet ndërmjet forcave laike në turqi nga njëra anë dhe përfaqësuesve të AKP-së, të kryeministrit Erdogan nga ana tjetër. Në kërkesën për ndalimin e saj në fundjavë Prokurori i Përgjithshëm Yalcinkaya akuzon AKP-në se ka orientim islamizimin e politikës dhe do të fusë në Turqi parimet e së drejtës islame të sharias. Në kërkesën prej 160 faqesh ai përmend ndër të tjera heqjen e shamisë për studentet. Erdogan nga ana e tij e shfrytëzoi fushatën zgjedhore komunale në juglindje të Turqisë për të larë hesapet me kërkesën për ndalim. "Barazimi i AKP-së me fanatizmin rajonal, me terrorizmin apo me dhunën duhet cilësuar së paku si joserize."

Idhtarë të partisë për drejtlsi dhe prosperitet Ankara, 22 korrik 2007
Idhtarë të partisë për drejtlsi dhe prosperitet Ankara, 22 korrik 2007Fotografi: AP

Nuk mund të jetë e mundur, që partia e tij të marrë kursin e shtetit laik dhe heqjen e republikës laike, tha Erdogan: "Ne u kemi bërë të mundur 15 Millionë nxënësve, që të marrin falas librat e mësimit. Besoj se kjo nuk është kundër laicizmit. Pavarësisht se në cilin sigurim shëndetësor bëjnë pjesë, të gjithë qytetarët kanë të drejtë, që të shtrohen në atë spital që duan. Edhe kjo nuk i bie ndesh laicizmit. Ajo që ne kemi bërë është demokraci. Keshtu si ne punohet për repubikën dhe jo ndryshe!"

Abdullah Gul, i shoqëruar nga gruaja e tij Hayrunisa Gul, Ankara, 22 korrik 2007
Abdullah Gul, i shoqëruar nga gruaja e tij Hayrunisa Gul, Ankara, 22 korrik 2007Fotografi: AP

AKP do të kërkojë tani në parlament ndryshimin e kushtetutës për të vështirësuar ndalimin e partive. Kjo kritikohet nga Opozita. AKP Tregon në këtë mënyrë se e ka të vështirë me rregullat demokratike të lojës, mendon gazetari Enis Berberoglu i gazetës së madhe Hürriyet: "Të akuzosh prokurorine përgjithshëm se e ka personalisht dhe ta kërcënosh atë me proces, me fushatë për mbledhjen e firmave apo me suspendim, është presion. Mbyllja e partive nuk është zgjidhje.Por drejtësia ndjek parime të tjera. Nqs AKP reagon tani me një qëndrim që thotë "Mua nuk mund të më bëni procesin" atëherë kjo është një revoltë kundër shtetit juridik të republikës turke. Fushata kundër prokurorit të përgjithshëm duket se dominohet për fat të keq nga kjo logjikë. Kjo nga ana tjetër bën të qartë se AKP nuk i ka përvetësuar me të vertetë rregullat e lojës së demokracisë."

Politikanë të AKP-së theksojnë në debatin për kërkesën për ndalim se demokracia është në anën e tyre. Fundja partia e tyre ka dalë më e forta me afro 47 përqind nga zgjedhjet e reja.