1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjuha negative e komunikimit politik në Kroaci

Sinisa Bogdanic2 Shtator 2016

A është e mundur lufta elektorale pa sharje dhe ofendime? Në debatet e fundit në Kroaci shihet se ka edhe zhvillime pozitive, por jo gjithçka po shkon si duhet.

https://p.dw.com/p/1JthU
Zjgedhjet, Kroaci
Zjgedhjet, KroaciFotografi: picture-alliance/dpa/A. Bat

Shefi i ri i HDZ, Andrej Pllenkoviq synon që në fushatën elektorale të imponojë tema të mëdha, ndërsa kryetari i socialdemorkatëve SDP, Zoran Millanoviq e ka pranuar këtë sfidë. Ata zhvilluan një debat televiziv, të cilin shikuesit e kanë vlerësuar si dinjitoz. Ndërsa ekspertët shpresuan se po vjen një kohë e komunikimit të ri politik. Por kjo nuk zgjati shumë.

Një gazetë e pWrditshme botoi pjesë nga takimi i Millanoviqit me shoqatat e mbrojtësve të vendit, ku shihet se "ujku ndërron qimen, por jo zakonin". Millanoviqi përdori një fjalor jodiplomatik ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ndërsa kundërshtarin e tij Pllenkoviq e fyen për shkak se nëna e tij në kohën e Jugosllavisë ka punuar në një spital ushtarak. Ndonëse fjala është për një bisedë të inçizuar fshehurazi, ai ka zhgënjyer shumë votues liberalë dhe ka ndezur një debat shumë të nxhetë në Kroaci për kulturën politike.

Aleksandar Vucic dhe Zoran Milanovic
Vuçiq dhe MilanoviçFotografi: picture-alliance/PIXSELL/AA

Qytetarët dhe militantët

Vet nocioni "kultura politike" është shumë i diskutueshëm, thotë për Deutshe Welle dr. Antonija Petriçushiq, sociologe në Fakultetin Juridik në Zagreb. "Është me rëndësi për zhvillimin e demokracisë që në një shoqëri të ekzistojë një kulturë politike aktive dhe që ajo të inflencojë procesin e zhvillimeve.“

Se për çfarë kulture politike bëhet fjalë, flet vet fakti që zgjedhjet zhvillohen çdo katër vjet, thotë Petriçushiq. Ndërsa në zgjedhjet lokale, dhe në veçanti dalja në zgjedhjet evropiane, angazhimi i qytetarëve është më i vogël. "Demokracia është më cilësore nëse qytetarët kanë më shumë besim tek njeri-tjetri dhe tek institucionet e vendit. Por kjo vlen vetëm në një shoqëri ku respektohen toleranca, ku dënohet gjuha e urrejtjes dhe ku nuk ka ofendime personale.“

Për shkak të mungesës së kulturës politike, për shkak të tolerimit të gjuhës së urrejtjes dhe shovinizmit, një komunikim i tillë nuk ekziston. "Besoj se njerëzit në Kroaci votojnë mbi baza ideologjike, duke mos menduar për të gjitha aspektet e udhëheqësve të tyre. Pas zhgënjimit ata votojnë për parti të tjera, por zgjedhjet në masën më të madhe i vendosin ata që nuk votojnë.“

Andrej Plenkovic
Andrej PlenkovicFotografi: EPP group in the European Parliament

„Kroatët preferojnë të tregojnë me gisht drejt tjetrit“

Edhe ekspertja për komunikim dr. Nikolina Borçiq mendon se Pllankoviqi është një yll i ri politik, i cili mund të ndihmojë përparimin e komunikimit në skenën politike. "Ai është një shembull i një retorike të mirë. Shpresoj që niveli i kulturës së komunikimit në Kroaci do të arrijë nivelin e atij në Gjermani.“ Borçiq pohon se Millanoviqi është i njohur për një komunikim të ashpër dhe një politikë pakompromis, pavarësisht nëse i pëlqejnë zgjedhësit apo jo.

Por nëse shikojmë fushatat e kaluara, shihet që shumë politikanë me dëshirë tregojnë me gisht ndaj të tjerëve. Ndërsa në Gjermani më shumë merren me zgjidhjen e problemeve të veta. Tek ne më shumë shikohet se kush është fajtor dhe kush duhet të fajësohet. Ndërsa zgjedhësit "presin vetëm beteja". "E vërtetë, zgjedhësit kanë pritur që Pllenkoviq dhe Millanoviq të pëdorin fjalë të rënda mes tyre. Shpresoj që ata të vazhdojnë ta rrisin nivelin e kulturës së komunikimit.“

Petriçushiq paralajmëron në fund se problemet në komunikim dhe demokraci nuk janë vetëm problem kroat. Një pjesë e opinionit mendon se politikanët në Serbi, pa dashur e ndihmojnë njëri-tjetrin në fitimin e votave, me mesazhet dhe sulmet që vijnë nga Beogradi apo Zagrebi.