1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjuha e urrejtjes mbi baza etnike në mediat e EJL-së & Bashkëpunimi i brezit të ri të artistëve në Ballkan

26 Nëntor 2010
https://p.dw.com/p/QJaL

1. Mediat kanë luajtur një rol jashtëzakonisht negativ në periudhën e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë dhe luftërave të përgjakshme në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë gjatë viteve 90-të. Përmes gjuhës së urrejtjes janë nxitur elementët ekstremistë brenda një kombi në luftën kundër kombeve të tjera. Gjuha e urrejtjes mbi baza etnike sot është më pak e pranishme në mediat e hapësirës së Evropës Juglindore, por është ngritur niveli i urrejtjes ndaj grupeve tjera minoritare. Bahri Cani.

2. Bashkëpunimi i brezit të ri të artistëve në Ballkan dhe në Evropë është realizuar edhe përmes krijimit të kolonive të artit në kryeqytetet e rajonit apo më gjerë. Sivjet Kolonia e artit 2010 u zhvillua në Shqipëri dhe u kurorëzua me një ekspozitë pikture në Tiranë. Çfarë prurjesh artistike sjell brezi i ri i krijuesve ballkanas në artet figurative? Nga Tirana Ani Ruci.