Gjithnjë në rritje numri i viktimave - debate për mungesën e paralajmërimit nga tsunami - Gjendja në Tajlandë dhe Indonezi | Bota | DW | 01.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjithnjë në rritje numri i viktimave - debate për mungesën e paralajmërimit nga tsunami - Gjendja në Tajlandë dhe Indonezi

Katasrofa e baticës pas tërmetit në oqeanin Indian e ka goditur shumë më ashpër se vendet e tjera Indonezinë. Autoritetet llogarisin me rreth 100.000 viktima. Në Tailandë numri i viktimave është vazhdimisht në rritje. Ndërkaq ndihmat ndërkombëtare kanë mbërritur edhe në zonat e katastrofës në Indonezi.

Viktimat e tërmetit në Banda Aceh

Viktimat e tërmetit në Banda Aceh

Pesë helikopterë kanë mbërritur në kryeqytetin e krahinës Banda Aceh, ku mbi 100.000 njerëz kanë mbetur të pastrehë. Kapiteni Larri Byrd dhe ekipi i tij zbarkuan 20 km larg qendrës së qytetit. Ai thotë: "Ne do të qëndrojmë këtu derisa të përmbushim detyrën tonë".

Por përmbushja e detyrës varet nga përmasat e katastrofës.
Duke krijuar një rrjetë zinxhir me njerëz ushtarët zbarkojnë ndihmat nga helikopterrët dhe avionët e mallrave. Qysh të premten në rajonin e krizës kanë mbërritur ndihma nga Australia dhe Singapuri. Janë zbarkuar ushqime dhe ujë, por për shkak të infrastrukturës së keqe në rajon ndihmat ende nuk janë shpëndarë tek ata që kanë nevojë. Pamja që përjetojnë ekipet e emergjencës është një rajon tërësisht i shkatërruar. Fotografitë aktuale satelitore dokumentojnë, se pjesë të tëra të kryeqytetit të provincës Aceh, Banda Aceh janë fshirë nga harta. Epiqendra e tërmetit ndodhej vetëm pak km larg qytetit në brigjet e oqeanit Indian. Për këtë arësye dallga e baticës e ka goditur me ashpërsi të madhe ishullin Sumatra. Autoritetet indoneziane llogarisin me mëse 100.000 viktima.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve rajoni u trondit prej tërmeteve pasuese. Shumë njerëz të frikësuar u larguan prej shtëpive. Të shtunën në mëngjes nisi një shi i nxehtë dhe i vazhdueshëm. Shumica e viktimave të baticës nuk kanë asnjë mundësi për t´u mbrojtur. Furnizimi i parë me ndihma mbërriti në një kamp refugjatësh të shtunën në mëngjes në një xhami të Banda Acesë. Vezë, oriz, makarona, biskota, këto ishin për shumë nevojtarët ushqimet e para qysh prej disa ditësh. Shumë banorë nuk kanë marrë asgjë prej ndihmave dhe spostohen nëpër kampe të tjera, me shpresë se do të marrin ndonjë ndihmë.

Për të arritur në kampet e tjera gjatë rrugës ata hasin në lagje dhe zona të tëra të shkatërruara brenda qytetit, ndaj detyrohen të kapërcejnë edhe trupa të pajetë, që ende kanë mbetur pa u varrosur. E rëndësishme është tani që të paktën të vdekurit të mbështillen me thasë najloni, për të evituar përhapjen e epidemive. Mjekët e OKB-së njoftojnë për shumë fëmijë të sëmurë në Banda Aceh. Ata vuajnë nga infeksionet në stomak dhe në zorrë. Nënat nuk mund t´i ushqejnë me gji foshnjet e tyre, sepse nuk kanë më qumësht.

Edhe në Tajlandë numri i viktimave është në rritje. Ekspertët nuk po e përballojnë dot punën për identifikimin e kufomave. Të afërmit nga vende të ndryshme duan të sqarohen sa më shpejt për numrin dhe identitetin e viktimave. Dy dëshira këto, plotësimi i të cilave do të zgjasë, thotë ambasadori australian Uilliam Paterson: "Familjet e prekura duan informacion për të afërmit e tyre të humbur." Ata e duan menjëherë këtë informacion. Por lajmi i hidhur që marrin është, se u duhet të presin ndoshta edhe me muaj. Shumica e trupave janë në një gjendje që nuk mund të identifikohen vizualisht. "Ne duhet të kërkojmë tregues të tjerë identifikimi, sic janë dhëmbët, analizat e ADN-së, vetëm kështu mund të kryejmë identifikimin e saktë, thotë ambasadori Paterson.

Ngarkesa psiqike është mjaft e madhë për të gjithë. Si për të afërmit, që kërkojnë pjestarët e familjes ashtu edhe për të mbijetuarit, thotë mjeku Mihael Martin nga qendra amerikane pë rkontrollin shëndetësor. Sipas tij, të paktën duket se autoritetet në Tajlandë e kanë nën kontroll situatën sa i përket përhapjes së epidemive: "Jemi të bindur, se gjatë ditëve të ardhëshme këtu në Tajlandë do të nisë përhapja e sëmundjeve."
Kolegët tajlandezë po punojnë me intensistet për t´i pasur nën vëzhgim këto sëmundje. Do të bëhen përpjekje që gjatë javëve të ardhëshme gjendja të vihet nën kontroll.

Në mediet tajlandeze diskutohet, nëse një sinajlizim paraprak për baticën vdekjeprurëse do të kish mundur të shpëtonte mijëra jetë njerëzish. Dallgëve të baticës të shkaktuara në epiqendrën e tërmetit iu deshën rreth dy orë për të mbërritur bregun në Puket dhe Kao Lak. Kryeministri Taksin Shinavatra është duke verifikuar lajmet, sipas të cilave shërbimi meteorologji i vendit nuk u ka kushtuar vëmendje paralajmërimeve për tsunami. Shefi i qendrës meteorologjike tajlandeze, Superek Tanrisatanavog i mbron punonjësit e tij. Qysh prej 300 vjetësh Tajlanda nuk është prekur nga ndonjë baticë dhe ekspertët e sizmikës nuk kishin asnjë arësye të mendonin, se tërmeti që po ndodh mund të shkaktojë baticë. Si pasojë e tërmetit në oqeanin Indian nga e djela e kaluar kanë gjetur vdekjen mbi 4.500 kanë vdekur në brigjet jugore tajlandeze. Tashmë Tajlanda po planifikon një sistem paralajmërues për tsunami sipas modelit të Japonisë.

  • Data 01.01.2005
  • Autor Tomas Mohr
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRE
  • Data 01.01.2005
  • Autor Tomas Mohr
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRE
Reklamë