Gjermania synon vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në OKB! Asambleja e Përgjithshme e OKB-së debaton mbi rezolutat konkuruese të reformës së Këshillit të Sigurimit | Bota | DW | 11.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjermania synon vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në OKB! Asambleja e Përgjithshme e OKB-së debaton mbi rezolutat konkuruese të reformës së Këshillit të Sigurimit

Në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara prej ditës së sotme është në rend të ditës reforma e Këshillit të Sigurimit. Për diskutim janë paraqitur nga njëra rezoluta e Gjermanisë dhe e tre shteteve të tjera, të cilat synojnë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Përballë kësaj qëndron skema konkuruese e atyre shteteve, të cilat parimisht refuzojnë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit për shtete të reja

Logoja e OKB-së me seli në Nju Jork

Logoja e OKB-së me seli në Nju Jork

Në Nju Jork ka filluar faza vendimtare e reformës së Këshillit të Sigurimit: Instanca më e lartë e Kombeve të Bashkuara duhet të zgjerohet. Për këtë ka një bashkëpëlqim në shkallë të gjerë. Debati ndizet veçse në atë pikë, kur çështja konkretizohet, pra, si do të bëhet ky zgjerim dhe sa anëtarë të rinj do t'i shtohen Këshillit të tanishëm të Sigurimit. Pyetja tjetër: Duhet të ketë vende të reja të përhershme?

Gjermania, Japonia, India dhe Brazili- të ashtuquajturit G4- propozojnë një zgjerim të Këshillit të Sigurimit me 6 vende të reja. 4 prej këtyre vendeve duan që t'i zënë shtetet në fjalë, dy të tjerat janë të rezervuara për vendet afrikane. Këta anëtarë të përhershëm nuk do të kenë në 15 vitet e para të drejtë vetoje. Gjithashtu propozimi i G4 parasheh edhe 4 vende të reja në Këshillin e Sigurimit, por jo me statusin e vendit të përhershëm. Në tërësi numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të Sigurimit do të ngrihej nga 15 aktualisht në 25 vende.

Ambasadori gjerman në OKB, Gynter Plojger prej muajsh është i bindur, se ai do të arrijë të sigurojë dy të tretat e shumicës së nevojshme. Kjo u duk qysh në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme në janar: "Në debate janë shprehur për propozimin tonë janë shprehur rreth 120 vende. Për këtë arsye unë mendoj, se propozimi ynë ka mundësi të gjejë shumicën. Për këtë ne kemi shumë shpresë."

Ndërkohë në rrethet e G4-s flitet, se janë rreth 150 shtete ato, që mbështesin propozimin e Gjermanisë, Japonisë, Indisë dhe Brazilit.
Por kjo shifër nuk është aspak e sigurtë. Sepse fronti i mbështetësve të kësaj teze po lëkundet. Unioni Afrikan (AU) ka kërkuar më kot në Libi, në samitin para një jave, të gjejë dy kandidatë për vende të përhershme. Favoritë nuk janë dy por tre shtete. Afrika e Jugut, Egjipti dhe Nigeria. Një dakordim ishte i pamundurm, kështu Unioni Afrikan vendosi të kërkojë tre vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit. Shtetet afrikane gjithsej sjellin peshën e 53 votave në Asamblenë e Përgjithshme. Po qe se ata këmbëngulin në qëndrimin e tyre, atëherë rezoluta e G4 mund të rrëzohet. Kjo i rrit shanset e rezolutës konkurente, e cila mbështetet nga Italia, Meksika, Pakistani. Rezoluta e tyre nuk parasheh vende të përhershme, por vetëm një rotacion vendesh jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit. Ambasadori pakistanez në OKB, Munir Akram shpjegon: "Thjesht fakti, që i kemi pesë anëtarë të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, nuk është i pranueshëm për ne. Për këtë arsye ne nuk duam t'a zmadhojmë edhe më tepër këtë gabim, duke shtuar anëtarë të rinj aty. Kjo do të ishte kundër të gjitha shteteve, të cilat nuk kanë mundësinë e një vendi të përhershëm në Këshillin e Sigurimit."

Pavarësisht këtyre argumentave, në Nju Jork vlen si një sekret i pahur, fakti që pas projektrezolutës konkuruese fshihen rivalitete rajonale. Pakistani synon të bllokojë faktin, që India të zërë vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit.
Në fund të fundit vendimtare do të jetë, se si do të vendosin të pesë anëtarët aktualë në Këshillin e Sigurimit lidhur me këto rezoluta. Franca dhe Anglia mbështesin G4, pra projektin gjerman, indian, japonez dhe brazilian. Edhe Kina është shprehur pro G4-s. SHBA dhe Rusia nuk janë pozicionuar ende përfundimisht. Reforma veçse mudn të bllokohet e gjitha në rast se një nga pesë e anëtarët e përhershëm nuk do t'a ratifikojë atë.

  • Data 11.07.2005
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOk
  • Data 11.07.2005
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOk
Reklamë