1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania pranon të huajt e "toleruar"

15 Nëntor 2006

Koalicioni i madh në Gjermani ra në parim dakord për ligjin për të drejtën e qëndrimit për të huajt, edhe në rast se nuk kanë leje të rregullt qëndrimi në Gjermani

https://p.dw.com/p/Armz
Të huaj me të drejtë qëndrimi të kufizuar në Gjermani
Të huaj me të drejtë qëndrimi të kufizuar në GjermaniFotografi: DW

Familjet që kanë gjashtë vjet që jetojnë në Gjermani si dhe personat që kanë mbi tetë vjet në Gjermani mund të qëndrojnë në rast se janë në gjendje që të përkujdesen vetë për të nxjerrë të ardhurat për të siguruar jetesën. Temë tjetër e shtypit gjerman është propozimi i kryeminstrit britanik Tony Blaier për një ndryshim të strategjisë në Lindjen e Mesme dhe të Afërt.

Në lidhje me marrëveshjen në parim të koalicioni i madh në Gjermani për ligjin për të drejtën e qëndrimit në Gjermani të të huajve, edhe në rast se nuk kanë leje të rregullt qëndrimi vend "Fränkischer Tag" Bamber, shkruan:

Në diskutimet në radhët e koailcionit fituan politikanët demokristianë që kërkonin një linjë të rreptë. Një vendim i rreptë. Sipas përfaqësuesve të kishës në rastin më të keq në Gjermani mund të qëndrojnë vetëm 10.000 vetë në rastin më të mirë 30.000 vetë. Pjesa tjetër do të dëbohet. Askush nuk duhet të krijojë përmes deklaratave të përgjithshme, se këta njerez duan të qëndrojnë në Gjermani nisur vetëm prej përfitimeve që u ofron sistemi social gjerman. Edhe ata që kanë shkollë pëpiqen me të gjitha mënyrat për të gjetur një punë që të ushqejnë familjen, edhe pse ligjet ua bëjnë këtë gjë thuajse të pamundur."

General-Anzeiger Bonn, shkruan:

"Kjo marrëveshje krijon pengesa të mëdha që kanë si qëllim t'u presin rrugën shpërdorimeve sociale. Për shkak të vështirësive në tregun e punës mundësitë e jo-gjermanëve për të kërkuar punë në Gjermani po vështirësohen. Po ky ligj kontribuon edhe për racionalizimin e debatit ndaj të huajve. Integrimi është i nevojshëm për shkak të zhvillimit demografik të Gjermanisë."

Kalojmë në temën tjetër, propozimin e kryeminstrit britanik Tony Blaier për një ndryshim të strategjisë në Lindjen e Mesme dhe të Afërt. Kryeministri britanik, është shprehur se perëndimi duhet t'i ofrojë Iranit një obsion të qartë strategjik rreth të ardhmes së tij. Në fjalimin rreth politikës së jashtme, Blairi deklaroi se një partneritet i ri me Iranin është i mundur nëse Teherani luan një rol konstruktiv në Lindjen e Mesme.

Sipas gazetes Nünberger Nachrichten kryeminsitri britanik është në rrugën e duhur:

"Toni Bler duket se ka diçka që nuk e kanë Bushi apo Olmerti. Prej kërkesës së tij që për të gjithë rajonin nevojitet një strukturë dhe arkitekturë krejtësisht e re sigurie mund të kuptosh se ai e ka kuptuar se askush nuk mund të qeverisë pa miratimin e popullit të vet. Toni Blair është përfshirë prej idesë "think big" - pra të të menduarit në dimensione të mëdha, edhe pse me këtë ai vetëm se do t'i japë një lustër amanetit të vet politik."

Kölner Stadt-Anzeiger mendon se ideja e Blerit eshte realiste:

"Siria dhe Irani nuk do t'i bëjnë bisht ofertës në rast se ajo do të jetë e mirë. Sidomos sundimtari i Sirisë Asadi është i etur për njohje ndërkombëtare, që prej tërheqjes së trupave siriane prej Libanit, gjë që ndodhi edhe për shkak të presionit prej SHBA-ve. Me Iranin punët mund të jenë më të komplikuara, por bisedimet pa parakushte kanë qenë deri tani shpesh herë të sukseshme."

Landeszeitung (Lüneburg) e kritikon idenë e Blerit:

"Kjo është një humbje me pasoja të rënda. Kryqëzorët e demokracisë shohin si rrugëzgjidhje të fundit paktin me forcat e së keqes. Përfshirja e Irabnit dhe e Sirisë është një ide e cila duhej të ishte zhvilluar prej kohësh, por ndryshimi i strategjisë në Irak është i vonuar. Xhindi i luftës civile ka dalë nga shishja dhe është e vështirë që Siria dhe Irani ta ndihmojnë perëdnimin që ta zërë sërish atë. Këto dy vende kanë përfitime të mëdha prej kaosit në vendin fqinjë."