1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania paguan 4,3 miliardë euro ish punëtorët me punë të detyrueshme

24 Qershor 2006

Më tepër se 1.6 milionë ish-punëtorë me punë të detyrueshme në 80 vende të ndryshme të botës kanë marrë dëmshpërblim. Detyra e Fondacionit "Kujtim, përgjegjësi dhe ardhmëri" të themeluar para pesë vitesh është përmbushur 98 përqind. Kryetari i deritanishëm, diplomati i dikurshëm 75 vjeçar dhe politikani Hans Otto Bräutigam, largohet nga kjo detyrë. Me të bisedoi Peter Stytcle.

https://p.dw.com/p/Ar0J
Ish punëtorë me punë të detyruar nga Polonia vizitojnë Gjermaninë
Ish punëtorë me punë të detyruar nga Polonia vizitojnë GjermaninëFotografi: DW

"Këtë e kam parë si një lloj obligimi për gjeneratën time, që ne të bëjmë diçka për këta njerëz sot të shtyrë në moshë të cilët atëherë kanë vuajtur shumë nën pushtimin gjerman gjatë kohës së punës së detyrueshme në Gjermani", sqaron Bräutigam. Si një përvojë që gëzon në mënyrë të veçantë, Bräutigam përmend faktin sesa të rinj janë angazhuar në kuadër të Fondacionit për viktimat e regjimit nazist.

"Në Fondacion ne arritëm që këtë përvojë si të them ta bartim më tej dhe të rinjëve tu japim ndjenjën se nuk janë fajtor për atë çfarë ka ndodhur atëherë por se kanë përgjegjësi që diçka e tillë të mos ndodh kurrë më dhe që ata duhet të angazhohen për një rend më të mirë në Evropë. Dhe ata po e bëjnë një gjë të tillë", nënvizon Bräutigam.

Përshembull ata shkojnë në mënyrë vullnetare në vendlindjet e ish-punëtorëve me punë të detyruar dhe shërbejnë për një vit në spitale apo shtëpi pleqësh. Ndër detyrat më të vështira për Bräutigamin gjatë shërbimit të tij ka qenë sqarimi i ish të burgosurëve të luftës se sipas të drejtës ndërkombëtare nuk kanë të drejtë për zhdëmtim.

"Shumë prej tyre nuk e kuptuan këtë për faktin se ata kishin një fat të hidhur, këtë e dijmë ne". Në të kundërtën gëzon fakti se ekonomia pagoi më tepër para për Fondacionin sesa që ishte paraparë në fillim. Edhe pse disa ndërrmarrje të cilat kishin angazhuar punëtorët me punë të detyrueshme nuk kanë paguar aksionit për zhdëmtim i janë bashkangjitur frima të tjera, të cilat pjesërisht as që kanë ekzistuar gjatë kohës së Luftës së II-të Botërore. Në këtë mënyrë u arrit të paguhen të gjithë ata që kishin parashtruar kërkesë për zhdëmtim.

Në këtë mënyrë sipas kryetarit të deritanishëm të Fondacionit: "Aty kanë mbetur tepricë pjesë të vogla pasi që nganjëherë të hollat nuk janë paguar për shkak se viktimat kanë vdekur dhe nuk kanë lënë trashëgimtarë. Këto të holla do të përdoren për qëllime humanitare, për punëtorët e dikurshëm me punë të detyruar dhe viktima tjera të kohës së nacionalsocializmit, për operacione, medikamente etj", sqaron Bräutigam. Kështu puna e Fondacionit futet në fazën e saj të dytë.

Fondacioni do të vazhdojë të mbështesë projekte që shërbejnë për mirëkuptimin mes popujve dhe shkëmbimit mes të rinjëve, sqaron pasuesi i Bräutigamit, Michael Jansen: "Në pesë vitet e fundit janë financuar gjithsejt 850 projekte nga Fondacioni nga mjetet që kishim në dispozicion. Ne duam të zgjerojmë programin tonë për fushën e të drejtave të njeriut, kjo për ne është një pikë shumë e rëndësishme dhe nuk do të përqëndrohemi vetëm në vendet e deritanishme partnere", thekson Jansen. Vetëm një shembull: Fondacioni financon romët e rinj studimin e drejtimit juridik në mënyrë që në të ardhmen ata të kenë mundësi që njohuritë e tyre t'i përdorin në të mirë të komunitetit të tyre.