Gjermania përforcon masat e sigurisë në aeroporte dhe stacione trenash | Gjermania | DW | 16.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania përforcon masat e sigurisë në aeroporte dhe stacione trenash

Sulmet në Madrid treguan se Evropa nuk është e sigurtë nga sulmet terroriste ndërkombëtare. Në këtë kuadër në Gjermani ka filluar një diskutim për domosdoshmërinë e përforcimit të masave të sigurisë në vend

Ministri i brendshëm gjerman Oto Shili

Ministri i brendshëm gjerman Oto Shili

Në të gjitha landet e Gjermanisë, si dhe në nivelin federal janë ashpërsuar masat e sigurisë. Kjo është bërë përmes kontrollit të sforcuar në aeroporte dhe në stacione trenash. Megjithatë, ministri i brendshëm gjerman Oto Shili parlajmëroi edhe një herë për një teprim dhe panik të panevojshëm në Gjermani:

"Gjendja e sigurisë në esencë nuk ka ndryshuar, sepse edhe deri më tani ne kemi qenë pjesë e rrezikut të përgjithshëm që i kanoset botës nga terrorizmi, kurse edhe Gjermania është përmendur në paraqitjet që kanë bërë për opinion grupimet e ndryshme islamike."

Kjo është e kushtëzuar edhe për shkak të angazhimit të ushtrisë gjermane në Afganistan. Përkundër kësaj Qeveria fedrele do ta vazhdojë angazhimin në Afganistan ashtu si deri më tani, potencoi zëdhënësi i qeverisë Bela Anda. Ministri Shili, ndërkaq, e pranoi se është e vështirë që të pengohet me kohë kryerja e sulmeve terroriste:

"Megjithatë, kjo është e vetmja mundësi që ne kemi, të zbulojmë dhe të parndalojme me kohë sulmet e mundshme. Për këtë arsye kemi thënë gjithëmonë se për këtë është i nevojshëm një rrjet evropian i Shërbimit të Informimit. Në këtë drejtim kemi arritur diçka, por ne duhet të bëjmë edhe më shumë përparime."

Për këtë arsye ministri Shili ka propozuar një konferencë të jashtëzakonshme të ministrave të brendshëm të BE. Ky propozim nga presidenca irlandeze e rradhës e BE është mirëpritur, tha një zëdhënës i Shilit në Berlin. Një termin i mundshëm për takimin është 22 marsi, pasi në këtë ditë shefat e policisë së vendeve evropiane mblidhen për të diskutuar për luftimin e terrorizmit. Në konferencën e jashtëzakonshme të ministrave të punëve të brendshme do të diskutohet edhe për një këmbim më të mirë të informacioneve midis zyrtarëve të hetuesisë, policisë dhe shërbimeve të fshehta informative. Zëdhënësi i Shilit bëri me dije se shumë vende për këtë duhet të ndryshojnë ligjet, biles edhe kushtetutën. Nënkryetari i fraksionit të opozitës Volfgnag Bosbah kritikoi faktin se këmbimi i informacioneve nuk funksionon si duhet në Gjermani:

"Në Gjermani kemi gjithsejt 37 institucione zyrtare që kujdesen me përgjegjësi për ruajtjen e sigurisë së brendshme. Kjo llojllojshmëri institucionesh zyrtare mund të shndërrohet në problem veçanërisht kur një pjesë e institucionve kanë informcione që pjesa tjetër nuk i posedon. Për shembull, ne kemi nevojë për një sistem të dhënash ku të ruhen të gjitha inforamcionet për terrorizmin, ku të kenë çasje të gjitha autoritetet e sigurisë së vendit. Aktulisht kjo nuk ekziston."

Sulmet terroriste në Madrid janë bërë shkas që në Gjermani të ndizet debati për mënyrën si të veprohet me të huajt, të cilët janë nën dyshimin për terrorizëm. Për këtë Bosbah thotë:

"Duhet që njerëzit, të cilët duan të vijnë në Gjermani t´i shohim më nga afër. Nëse ka dyshime sa i përketë sigurisë, atëherë në çdo rast siguria e vendit duhet të ketë përparsi para intersit të dikujt për të udhëtuar në Gjermani. Ne duhet bëre një ndarje të lehtë midis fanatikëve religjiozë të gatshëm për vepra të dhunshme dhe ekstremistëve politikë, edhe pse kjo në bazë ligjore tani është vështirë të bëhet. Duhet thënë haptas se kjo nuk ka të bëjë aspak me armiqësinë ndaj të huajve."

Ministri i brendshëm Shili bëri me dije se të huajt, të cilët paraqesin rrezik për sigurinë e brendshme të vendit mund të mund të dëbohen tani. Në një pikë duhet bërë përmirësim të ligjit.

"Në rastet kur një i huaj ka një status qëndrimi të përhershëm, atëherë sipas sistemit tonë të drejtësisë kjo paraqet një pengesë për dëbim. Mirëpo, të shpresojmë se kjo do të ndryshojë për shkak të rrethanave. Për këtë temë duhet të bëjmë një debat publik dhe për të njëjtën çështje i kam bërë një ftesë Unionit të zhvillojmë një besedë."

Por, minsitri Shili është kundër që ky debat të lidhet me diskutimet aktuale që po zhvillohen për ligjet e emigracionit në Gjermani. Aspektet e sigurisë së vendit nuk duhet të diskutohen për kapital të partive politike. Ndërkaq, Qeveria gjermane është deklaruar edhe një herë kundër për të angazhuar ushtrinë gjermane në ruajtjen e objekteve me rëndësi strategjike në vend, ashtu siç kanë kërkuar CDU dhe CSU me qëllim për t´i lehtësuar punën policisë. Ushtria gjermane nuk është për të bërë detyrat e policisë. Ajo është prefesionalizuar dhe armatosur për të tjera qëllime, tha ministri Shili.


  • Data 16.03.2004
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7B
  • Data 16.03.2004
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7B