1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania nuk dënohet për shkelje të të drejtave të njeriut

Martin Durm 1 Korrik 2008

Magnus Gäfgen, vrasësi i një fëmije, dështoi me padinë e tij para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykatësit e Strasburgut nuk e dënuan dje Gjermaninë për shkelje të të drejtave të njeriut.

https://p.dw.com/p/ETzZ
Magnus Gäfgen, i dënuar me burgim të përjetshëmFotografi: AP

Në fund të vitit 2002 Gäfgen-i kishte rrëmbyer dhe kishte vrarë Jakob von Metzler-in, djalin njëmbëdhjetvjeçar të një bankieri. Gäfgen-i ia tregoi policisë vendin ku e kishte fshehur djalin vetëm pasi një specialist marrjesh në pyetje e kërcënoi me torturë. Tashmë djali kishte vdekur. Vendimi gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut Gäfgen-i për mosdënimin e Gjermanisë nuk i lejon tashmë Gäfgen-it rihapjen e procesit të tij gjyqësor.

Vendimi i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut

Magnus Gäfgen nuk ka të drejtë që ta shohë veten si viktimë dhe ai nuk ka më kurrfarë mundësie për të kërkuar rifillimin e procesit të tij. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e rrëzoi dje në të gjitha pikat padinë e vrasësit të fëmijës. Që Gäfgen-i iu nënshtrua gjatë marrjes në pyetje një trysnie psikologjike masive, madje një trajtimi çnjerëzor, sepse u kërcënua me torturë, kjo sigurisht përbën shkelje të nenit tre të konventës evropiane për të drejtat e njeriut, thonë gjykatësit e Strasburgut; por, sipas tyre, drejtësia gjermane e ka konstatuar këtë fakt dhe ka shprehur keqardhjen duke larguar edhe deponimet e atëhershme të Gäfgen-it nga dosjet.

Europäischer Gerichtshof in Luxemburg
Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriutFotografi: AP

Gjermania nuk ka kryer shkelje as ndaj ndalimit të torturës dhe as ndaj së drejtës për një proces të drejtë, thuhet në vendimin e Strasburgut. Dhe tani për tani përfaqësuesja e qeverisë gjermane Almut Witting Vogel është e kënaqur me vendimin: "Gjykata konfirmoi sot gjykimin e qeverisë gjermane. Ajo tha, se procesi penal kundër apeluesit është kryer pa shkelje të të drejtave të njeriut dhe në përputhje me ligjin."

Opinioni i palës mbrojtëse

Magnus Gäfgen mëson për vendimin në qeli izolimi, ai është dënuar me burg të përjetshëm dhe e vuan dënimin në burgun e Schwalmstadt-it. Në rast se au do të kishte dashur të merrte pjesë në shpalljen e vendimit gjykatësit e Starsburgut nuk do ta kishin penguar, por me sa duket avokati i tij mbrojtës Dr. Michael Heuchemer parapëlqeu të mos ia paraqiste edhe një herë publikut vrasësin e fëmijës. Heuchemer është një avokat i ri, ambicioz, i cili nuk lë rast pa theksuar se për të, këtu bëhet fjalë para së gjithash për të luftuar për të drejtat e njeriut dhe për ndalimin absolut të torturës në interes të shoqërisë.

Prandaj ai nuk e vlerëson si humbje juridike vendimin e djeshëm kundër klientit të tij:"E rëndësishme është që pati një pranim të qartë të karakterit absolut dhe të papeshueshëm të ndalimit të torturës; ai ka hapur një diskutim. Për atë se çfarë synojmë ne konkretisht, se si e vlerësojmë, këtë nuk jam në gjendje ta bëj tani, lutem për mirëkuptim."