Gjermania nuk bën më pjesë në radhët e mëkatarëve | Gjermania | DW | 05.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania nuk bën më pjesë në radhët e mëkatarëve

Ministrat e financave të vendeve të BE-së konstatuan në takimin e tyre të së martës në Luksemburg, se Gjermania nuk është më deficitare dhe për këtë arsye ministrat e ndërprenë procesin kundër procesit kundër RFGJ

default

Për herë të parë që prej vitit 2001, defiçiti buxhetor i Gjermanisë në vitin 2006 ishte nën kufirin e përcaktuar prej Paktit të Stabilitetit për Euron, pra nën 3 përqind.

Pas katër vjetësh drama mori fund. Procesi i Komisionit të Bashkimit Europian i hapur kundër Gjermanisë për shkak të deficitit të madh të buxhetit publik u mbyll zyrtarisht me miratimin e 27 ministrave të financave të BE-së. Për katër vjet me rradhë, Gjermania e kishte shkelur kufirin maksimal të borxhit të ri të vendit, i cili sipas rregullavë të BE-së duhet të jetë deri në tre përqind të produktit bruto të vendit.

Ish ministri i financave Hanz Eichel dhe Komisarët e BE-së për financat zhvilluan asokohe diskutime të ashpra në lidhje më hapjen e procesit kundër Gjermanisë. Komisioni i BE-së ngriti madje padi kundër Këshillit të MInistrave të BE-së pranië Gjykatës Europiane duke marrë madje në disa pika edhe të drejtë. Nën presionin e Gjermanisë, Këshilli i MInistravë të Bashkimit Europian e ndryshoi Paktin e Stabilitetit për moneddhën e përbashkët euro më antë të të cilit përcaktoheshin masat për mbrojtjen e saj. Pakti në disa pika u bë më pak rigoroz duke marrë parasysh rrethanat e vendeve të caktuara, në rastin e Gjermanisë barrën e shkaktuar prej ribashkimit të vendit. Kur Angela Merkel premtoi në fushatën elektorale 2005 se do ta respektonte nivelin e 3 për qindshit, ish ministri Eichel ju kanos me fjalët "deklaratat elektorale të zonjës Merkel dhe zotit Stoiber janë një shpallje publike e falimentimit financiar dhe nga këndvështrimi i buxhetit kryekëput joserioze.

Dy vjet më vonë kancelarja Angela Merkel e cila drejton koalicionin e madh mes konservatorëve dhe socialdemokratëve arriti që ta ulë deficitin, i cili këtë vit është vetëm 0,6 për qind. Pasuesi i Hans Eichelit në postin e ministrit të financave është po ashtu një socialdemokrat, Peer Steinbruck. Ai u shpreh i gëzuar në Luksemburg që qeveria arriti tani atë që para dy vjetësh dukej e pamundshme. Gjatë viteve 2006-2007 ne e kemi reduktuar deficitin gjerman me mi 2 për qind. Për këtë i jemi mirënjohës jo vetëm zhvillimit ekonomik por edhe nje strategjie të drejtë ekonomike dhe financiare. Ne jemi në njëfarë mënyre krenar që sot u ndërpre procesi ndaj Gjermanisë për çështjen e deficitit. Konsolidimi i buxhetit nuk lidhet pra kryesisht me reforma strukturore ne buxhetin e fondeve publike por në rradhë të parë me korrukturën në rritje dhe të ardhurat më të larta nga taksat.

Sipas eskpertëve të financave pranë Komisionit Europian, Gjermania mun dtë bjerë shpejt sërish në batakun e borxheve në rast se bumi ekonomik do të ngadalësohet. Nga 13 vendet që kanë në përdorim euron në bankën e të akuzuarve janë tani vetëm Portugalia dhe Italia.

  • Data 05.06.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwS
  • Data 05.06.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwS