Gjermania njeh pavarësinë e Malit të Zi | Gjermania | DW | 14.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania njeh pavarësinë e Malit të Zi

Së shpejti presidenti Këler do t'i dërgojë një letër kreut shtetëror të Malit të Zi

Kabineti qeveritar ne Berlin

Kabineti qeveritar ne Berlin

Kabineti gjerman në mbledhjen e së mërkurës dha dritën e gjelbër për njohjen e pavarësisë së Malit të Zi. Mbas këtij venidimi hapat e mëtejshëm janë të karakterit formal, shpjegoi në Berlin zëdhënësi qeverisë gjermane Thomas Steg: "Formalisht kjo do të zyrtarizohet përmes një letre të Presidentit Federal drejtuar kreut shtetëror të Mali të Zi," tha Steg. Sipas ligjeve gjermane, Presidenti gjerman mund ta dërgonte letrën vetëm pas një vendimi përkatës në qeveri: "Në këtë mënyrë ne morrëm masat e duhura në mënyrë që Gjermania të deklarojë njohjen e sovranitetit shtetëror të Malit të Zi", tha zëdhënësi.

Mbas letrës së presidentit Këhler, do të pritet njëherë përgjigja pozitive nga kreu shtetëror i Malit të Zi, dhe pastaj do të fillojnë zyrtarisht këmbimet diplomatike, i tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme programit tonë. Kjo procedurë pritet të zgjasë disa javë.

Gjermania ka aktualisht një përfaqësi diplomatike në Malin e Zi, puna e së cilës është më tepër e karakterit konsullor. Ende nuk është vendosur se a do të shndërrohet kjo përfaqësi në ambasadë, apo në se për Malin e Zi do të vazhdojë të jetë i akredituar i njëjti ambasador që është në Beograd, bëhet e ditur nga qarqe diplomatike.

Gjermania filloi me procedurën për njohjen e Malit të Zi, menjëherë pasi kjo u zyrtarizua në mbledhjen e Ministriave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që u zhvillua të hënën dhe të martën në Luksemburg. Pavarësinë e Malit të Zi tashmë e kanë njohur edhe Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Data 14.06.2006
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0N
  • Data 14.06.2006
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0N