Gjermania ndihmon rajonin e prekur nga tërmeti në Azi | Bota | DW | 27.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjermania ndihmon rajonin e prekur nga tërmeti në Azi

Një ditë pas tërmetit të rëndë të Sumatrës ende nuk dihen saktë përmasat e pasojave të katastrofës në Azi. Numri i viktimave shtohet ore pas ore. Numri i të vdekurëve në vendet e goditura nga tërmeti mund t`i afrohet 15 000, njofton agjensia japoneze e lajmeve Kyodo. Vetëm në Sirilankë numri i të vdekurëve mendohet të jetë rreth 6 000. Rreth një milionë banorë të këtij shteti janë prekur nga katastrofa.

default

Kombet e Bashkuara premtuan para për ndërrmarrjen e masave të nevojshme, medikamente, çadra si dhe helikopterë për shpëtimin e jetërave të njerëzve. Sipas vlerësimeve të para të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në muajt e ardhshëm nevojiten të paktën 4,9 milionë euro ndihma për tejkalimin e kësaj gjendje. Qeveria gjermane reagoi shumë shpejtë dhe që të dielën vuri në dispozicion një milionë euro ndihmë për rajonet e prekura nga tërmeti. Nga ana tjetër dhjetë organizatat humanitare gjermane të bashkuara në aksionin "Gjermania ndihmon" sqaruan se ndërkohë janë ndërrmarrë masat e para të ndihmës. Në natën duke u gdhirë dita e sotme nga aeroporti i Dyseldorfit për në rajonin e krizës janë nisur grupet e para të organizatave humanitare për ndihmë teknike dhe Humedika. Volfgang Groß nga organizata humanitare gjermane Humedika:

"Eshtë e natyrshme që kur ndodhin katastrofa të tilla çrregullohet edhe infrastruktura mjekësore dhe ne marrin përsipër vizitat mjekësore nëpër shtëpi. Ne me vete i kemi të gjitha pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për kollitje, të ftohura e edhe për malarie dhe sëmundjet e bronchitit, të cilat shfaqen pastaj. Ne me vete kemi marrë edhe disa pajisje teknike të cilat do të na ndihmojnë në përcaktimin e diagonzave", sqaroi Groß.

Ministria e jashtme gjermane nuk ka ende informata se mos në mesin e viktimave të tërmetit ka edhe shtetas gjerman. "Nuk ka informata të reja", tha një zëdhënëse e ministrisë sot në mëngjes. Sipas të dhënave të agjensive turistike në momentin e katastrofës në rajonin e prekur nga tërmeti kanë qenë disa mijëra turistë gjerman. Vetëm në Sirilankë sipas të dhënave zyrtare jetën kanë humbur të paktën 70 vizitorë të huaj. Sipas informatave të agjensisë turistike TUI në Sirilankë nuk dihet për fatin e katër shtetasëve gjerman. Më tepër nuk dihet për momentin, deklaroi një zëdhëns i kësaj kompanie.

Në Tajlandë sipas vleërsimeve të para rreth një e treta e të paktën 460 viktimave janë turistë të huaj. Megjithatë nuk dihet ende se a ka gjerman në mesin e tyre pasi që nuk dihet ende për fatin e dhjetëra mijëra njerëzve. Përveç kësaj pjesërisht në rajonin e prekur nga tërmeti është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe linja e telefonit. Presidenti federal gjerman Horst Köhler, kancelari gjerman Gerhard Schröder dhe ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher shprehën keqardhjen e tyre për këtë katastrofë.


  • Data 27.12.2004
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRL
  • Data 27.12.2004
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRL
Reklamë