Gjermania ndihmë Italisë për refugjatët | Gjermania | DW | 14.09.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Gjermania ndihmë Italisë për refugjatët

Qeveria gjermane edhe më tej do t'i qëndrojë kuotës 25%, pra do të pranojë çdo të katërtin refugjat të shpëtuar në det, deklaroi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.

"E kam thënë gjithmonë, që politika jonë e emigracionit është edhe humane. Ne nuk do të lemë njeri të mbytet. Nëse gjithçka mbetet si është rënë dakord, ne do të marrim 25% të njerëzve të shpëtuar në det, para Italisë. Kjo nuk e rëndon politikën tonë të migracionit", tha Seehofer për gazetën gjermane "Süddeutsche Zeitung"

Qeveria gjermane ka pranuar deri më tani nga Italia një çerekun e refugjatëve të shpëtuar. Seeohofer theksoi, "se në këtë procedurë nuk ka për të ndryshuar asgjë."

Takim në Maltë

Në 12 muajt e fundit kanë ardhur 561 refugjatë të shpëtuar në det nga Italia në Gjermani. Për të gjetur një zgjidhje për refugjatët e shpëtuar në det, Malta ka ftuar më 23 shtator përfaqësues nga Gjermania, Franca, Italia dhe presidentja e radhës së BE, Finlanda për të diskutuar në Vitoriosa lidhur me një kuotë të përkohshme shpërndarjeje.

Deutschland Innenminister Horst Seehofer (Getty Images/S. Gallup)

Horst Seehofer

Kështu lihen mënjanë idetë e Seehoferit për të dërguar refugjatët fillimisht në zona pritëse për të trajtuar procedurën e azilit në vendet e Afrikës Veriore. "Për këtë duhen dy vende afrikane, që e mbështesin këtë, dhe ato nuk ekzistojnë", tha ai. Në tetor do të paraqitet propozimi i vendeve të ftuar në Malta para Këshillit Europian. "Pritshmëria është që të bashkohen shtete të tjera", ka thënë Seehofer. Italia dhe Malta kanë ndaluar herë pas here hyrjen e migrantëve të shpëtuar në det në portet e tyre.

 

la/cgn/mak (afp, dpa)