1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania në Retrolook - Mbi gjendjen e gruas në Gjermani më 8 mars 2011

7 Mars 2011

Pavarësisht se në krye të qeverisë gjermane është një grua dhe se gratë përfaqësohen në kabinetin qeveritar shumë gra përjetojnë sot, si edhe në vitet 50-të, se përgjigjen në rradhë të parë për fëmijët dhe shtëpinë.

https://p.dw.com/p/10Uue
Ish-ministre në GjermaniFotografi: picture-alliance/dpa

Pozicionet drejtuese në ekonominë gjermane akoma janë paktë zëna me gra. Vetëm tre përqind e grave gjenden në krye të koncerneve të mëdha. Në krahasimin ndërkombëtar Gjermania është fare qartë në vendin e fundit së bashku me Indinë. SHBA, Britania e Madhe dhe Suedia tregojnë, se bëhet edhe ndryshe. Në listimet, ku janë renditur 50 gratë në pozicionet më të larta drejtuese, ndodhen 15 amerikane dhe një gjermane. Në pozicionet e bordeve drejtuese situata nuk është më e mirë. Shumica e 156 grave në bordet mbikqyrëse gjermane janë të emëruara nga sindikatat.

100 Jahre internationaler Frauentag 2011
Alice Schwarzer, aktiviste e njohur gjermane për të drejtat e gruasFotografi: picture-alliance/dpa

Jutta Wagner, die Presidente shoqatës gjermane të grave juriste kërkon një ligj, me qëllim që gratë të përfitojnë më shumë: "Progresi është aq minimal, saqë ne ndoshta në vitin 2090 do të arrijmë në një pjesëmarrje disi më të madhe të grave në pozicionet drejtuese. Kjo do të ndryshojë, në qoftëse fut në të vertetë detyrime ligjore, për këtë jemi bindur më shumë se kurrë nga sondazhet tona."

Nuk ka marrëveshje për kuotën

Për të ushtruar presion shoqata e grave avokate ka filluar vitin e kaluar, të pyesë në takimet e aksionarëve të koncerneve të mëdha gjermane për pozitën dhe mbështetjen e grave. Ashtu si dhe më parë shumë pak kompani janë të gatshme të hapen për gratë në pozicionet drejtuese. Një kuote për gratë është refuzuar nga industria si përzierje e padrejtë në politikën e tyre të personelit. Kështu ka qenë edhe në Norvegji. Megjithatë u fut kuota ligjore. Disa shtete evropiane kanë marrë një rrugë të ngjashme: në Francë, Spanjë dhe Hollandë kuota tani është një marrëveshje e përfunduar.

Shkaqet për rezistencën në koncernet gjermane kundër rritjes së numrit të grave në bordet mbikqyrëse dhe në kryesitë, konsulentja për politike dhe biznes Gerthrud Höhler i sheh në rradhë të parë në historinë e re gjermane: „Gjermanët si rezultat i një të kaluare shumë autoritare janë të fiksuar te dominimi mashkullor – kjo është tekstualisht kështu. Të qënit autoritar ka akoma konjunkturë tek ne. Dhe kjo do të thotë nuk ka bashkëveprim miqësor joideologjik ndërmjet grave dhe burrave. Dhe në Gjermani kësaj i shtoeht edhe ideja mikroborgjeze me shumë jetëgjatësi se gratë e kanë vendin pranë vatrës dhe fëmijëve. Kjo nuk shprehet më këshu, por në mendjet ajo është ende."

100 Jahre internationaler Frauentag 2011
Demostratë në Berlin për aplikimin e së drejtës së votës për gruan, 19.03.1911Fotografi: Ullstein Bild/Haeckel

Fiksim tek dominimi mashkullor

Megjithatë ekonomia gjermane edhe për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar dhe asaj menaxhuese nuk mund ta mbrojë më këtë mendësi, mendon konsulentja e biznesit Höhler. Ekonomia duhet t'i përgjigjet jetesës së grave me fëmijë, mendon kryetarja e shoqatës së qarkut të Berlinit, nëna me fëmijë, Bettina Borchardt. Regullat e brendshme të lojës në shumë kompani, sipas të cilave rendimenti dhe besnikëria përcaktohen edne nga prania fizike në vendin e punës, janë kundër familjes. „Aty bëhet glorifikimi i kohës kur je i pranishëm, i prezenca 24 orë rresht shtatë ditët e javës në dispozicion si punonjës, vihet barabar me rendimentin e vërtetë. Kjo është një çështje, që ne themi duhet parë puna e vërtetë, dhe shpesh nënat punojnë me orar të reduktuar."

Presioni i BE në rritje

Familjet kanë nevojë për mbështetje dhe që dikush të kujdeset për fëmijët, ndërsa prindërit shkojnë në punë. Në këtë pikë Gjermania është një nga vendet e fundit në Evropë. Ministerja e punës Ursula von der Leyen është përpjekur të bëjë përmirësime. Përveç kësaj ajo do që përmes një kuote për gratë, të realizojë me ligj përfaqësimin e grave në pozicione udhëheqëse.

Kancelarja Angela Merkel kundërshtoi dhe ministrja për Familjen Christina Schröder që t'i afrohet pak qëllimit përmes negociimit me disa shoqata të industrisë. Në këtë pakt ekonomia gjermane zotohet që të caktojë më shumë gra në këshillat mbikqyrësve dhe rrisë orët e punës në përshtatje me familjen. Nga kjo do të përfitonin si baballarët ashtu edhe gratë.

Një gjë duket e qartë, presioni nga komisioni i BE rritet. Në qoftë se deri në fund të vitit 2011 në Gjermani nuk ndodh asgjë, Komisioni i BE do të vendosë kuota për industrinë. Këtë e pati deklaruar që vitine kaluar Viviane Reding, Komisaraje e BE për Drejtësinë dhe Barazinë gjinore.

Autor: Henriette Wrege/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama