Gjermania merr masa të rrepta sigurie për Kampionatin Botëror të Futbollit 2006 | Gjermania | DW | 31.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania merr masa të rrepta sigurie për Kampionatin Botëror të Futbollit 2006

Në Berin përfundoi konferenca dyditore mbi masat e sigurisë që do të merren në Gjermani gjatë zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit 2006. 280 delegatë nga 32 shtetet që do të marrin pjesë në këtë kampionat, ishin të pranishëm në konferencën e Berlinit.

Shtetet që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Futbollit 2006 në Gjermani, do të angazhohen së bashku me qeverinë gjermane për të ofruar masat më të larta të sigurisë gjatë zhvillimit të këtij kampionati. August Hanning, sekretari i shtetit pranë ministrisë së brendshme gjermane, tha pas konferencës dyditore që u zhvillua në Berlin, dhe në të cilën morrën pjesë 280 delegatë nga 32 shtete, se bashkëpunimi mes organeve shtetërore të vendeve pjesëmarrëse në këtë kampionat është i domosdoshëm.

Organet gjermane të sigurisë nuk do të bashkëpunojnë vetëm me kolegët nga Britania e Madhe dhe Hollanda, shtete këto të njohura për tifozë agresivë. Këtë rradhë edhe Angola do të marrë pjesë në grupin e forcave të sigurisë që do të krijohet nga data 9 qershor deri më 9 korrik. Përfaqësuesi i Angolas Jose Eduardo Sambo tha se ndonëse në Angola nuk ka huliganë, shteti i tij ofron me kënaqësi forca sigurie.


Gjatë zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit, kompetencat më të mëdha do t´u lihen në duar forcave gjermane të sigurisë dhe kolegëve nga shtete pjesëmarrëse që janë njëkohësisht antare të BE-së, dhe në bazë të së drejtës së BE-së mund të arrestojnë në territor gjerman persona të dyshimtë. Por organet policore dëshirojnë që të mos krijohet asnjë situatë agresive dhe kërkojnë bashkëpunimin e popullsisë.

"Miqtë dhe vizitorët tifozë duhet të ndjehen mirë dhe të kënaqur", tha Hanning. "Kontaktet mes tifozëve gjermanë dhe atyre të huaj duhet të jenë të qeta dhe miqësore."

Por sekretari i shtetit Hanning u tregua i habitur mbi fantazinë që kanë huliganët. Praktika tashmë e vjetër e huliganëve, për t´u takuar për përleshje masive larg stadiumit ku ndodh ndeshja, u kuptua përpara pak kohësh edhe nga ministria e brendshme gjermane. "Tani jemi të përgatitur edhe për këtë rast", tha Hanning.

Edhe kundër sulmeve të mundshme terroriste janë marrë të gjitha masat. "Kjo punë ka përmasa të tjera nga çështja e huliganëve", tha Hanning. Por deri tani nuk ka pasur asnjë informacion për të besuar se do të ndodhin vërtet sulme terroriste.

  • Data 31.03.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar12
  • Data 31.03.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar12