Gjermania me dhjetë milionë të varfër | Studimi në Gjermani | DW | 06.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Gjermania me dhjetë milionë të varfër

Nga temat e komentuara në shtypin e sotëm shkëpusim disa vlerësime lidhur me raportin shokues të publikuar mbi varfërinë në Gjermani.

E moshuar që merr supën në guxhinën për të varfrit në Hanover

E moshuar që merr supën në guxhinën për të varfrit në Hanover

Ja se si komenton e përditshmja e Kaselit "Hessische/Niedersächsische Allgemeine" raportin shokues mbi varfërinë në Gjermani:

"Në mes të debatit, se si mund të marrin pjesë më mirë punonjësit në fitimet e ndërmarrjeve dhe në konjukturën në bum, shpërthen lajmi se dhjetë milionë gjermanë jetojnë në ose nën nivelin e varfërisë, ndër ta janë 1,7 milionë fëmijë. Grupi më i rrezikuar janë të papunët. Në shoqërinë tonë të pasur që nuk u jep punë shumë njerëzve, kërcënon lufta e ndarjes, që ata që fitojnë para të jenë pjesë e një grupi më vete. Kjo është antisociale dhe për të të ardhur turp. E për më tepër një gjë e tillë është dritshkurtësi, nëse mendon të gjithë ata fëmijë, e ardhmja e të cilëve është pothuajse e mbaruar pa filluar mirë. E janë këta fëmijë që për secilin prej tyre ne kemi nevojë në mënyrë që deri në vitin 2020 të mund të funksionojë në një farë mënyre shteti ynë social."

Së fundi edhe një citat nga komenti i "Allgemeine Zeitung" të Maincit:

"Në Gjermani njerëzit kërcënohen prej varfërisë. Megjithatë është shumë keq, nëse njerëzit përshembull nuk shkojnë tek mjeku, sepse s´kanë para për të paguar tarifën e klinikës. Këtë mund ta quash varfëri. Por shqetësimi më i madh i shumë qytetarëve nuk është rënia në uri dhe në të pastrehë, se sa është frika e të qenit i varur, i përjashtuar dhe pa shanse e perspektivë. Sa pabarazi lejohet të ketë dhe çfarë përgjegjësie mban shteti për vendosjen e kushteve të drejta? Duke parë se janë disa miliona ata që jetojnë nën një kërcënim të tillë e kupton, se në këtë drejtim është neglizhuar shumë."

Një temë që tërheq vëmendjen e analistëve të periodikut është propozimi i Brukselit për pezullimin e pjesshëm të bisedimve të antarësimit me Turqinë

Frankfurter Algemeine Zeitung" komenton marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Brukselit pas deklarimit për pezullimin e pjesshëm të bisedimeve pasi Turqia refuzon të njohë Qipron.

Citat: "Pas një viti i gjithë "procesi i antarësimit" ndodhet në krizë. Kjo është një krizë që anoncon përveç të tjerash aktivizimin e linjave të konfliktit në BE. Ata që shohin tek Turqia një pasurim (strategjik) të unionit, e konsiderojnë krizën si një ekzagjerim nga kundërshtarët e Turqisë. Ndërsa skeptikët ndaj Turqisë nuk duan që për ta thuhet, se janë duke projektuar dështimin përfundimtar të bisedimeve, por ata e konsiderojnë si simptomatik problemin e Qipros. Moria e përputhjeve politike, sociale dhe kulturore nuk është aq e madhe sa pretendohet. E me këtë ata kanë të drejtë. Edhe sikur procesi i antarësimit të vazhdojë, ai do të mbetet një çështje e akuzave të ndërsjella dhe e hidhërimit të pafund."

Gazeta "Kieler Nachrichten" shkruan:

"Krerët e qeverive të BE-së temën e antarësimit të Turqisë e konsiderojnë si diçka që të djeg dhe duhet hedhur sa më shpejt, që mos të të përvëlojë duart. Pra vendimi shtyhet për në bankën e rezervave. Ultimatumi i kërkuar prej Merkelit tani është përjashtuar dhe duhet që mes pranverës 2007 dhe 2009 të jepet një raport i dytë mbi përparimet e bëra, gjë më jo konkrete sa s´ka ku të shkojë. Ndërkohë në BE askush nuk ka guxim të thotë hapur, se Turqia nuk është një vend evropian dhe prandaj do të preferohej çdo formë bashkëpunimi, veçse jo antarësimi. Para çarjes së madhe me Ankaranë parapëlqehen zvarritje dhe mosmarrëveshjeve me vite të tëra me shpresë, se një ditë vetë turqve do t´u vijë në majë të hundës. Nëse BE-ja nuk gabohet."

  • Data 06.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arme
  • Data 06.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arme