Gjermania, Franca dhe Polonia kërkojnë proges për libelarizimin e vizave për Kosovën | Ballkani | DW | 16.09.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Gjermania, Franca dhe Polonia kërkojnë proges për libelarizimin e vizave për Kosovën

Përmes një deklarate të përbashkët (16.09) Gjermania, Franca dhe Polonia, thonë, se "dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga BE-ja, duhet të rezultojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Përmes një deklarate të përbashkët të publikuar të premten nga Ministria e Punëve të Jashtme gjermane, thuhet se "dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, duhet të rezultojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugën e tyre evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.

"Ne mbështesim plotësisht Bashkimin Evropian që po udhëheq dialogun Kosovë-Serbi dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugën e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratë.

Kosova është i vetmi vend në rajon që ende ka regjim vizash për në zonën Shengen, ndonëse sipas Këshillit Evropian, Kosova ka kohë që ka plotësuar kushtet për liberalizim. Megjithatë një ndër vendet më kryesore të BE-së që ishte hezituese që Kosovës t'i jepej liberalizimi ishte Franca. Në deklaratën e së premtes (16.09) të publikuar nga Ministria e Jashtme gjermane, është Franca, Gjermania dhe Polonia që bëjnë thirrje për liberalizim vizash. 

"Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit si një mjet shtesë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të vendimit historik nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal, thuhet në deklaratë. Të tre vendet, Gjermania, Franca dhe Polonia, thonë, se "duke pasur parasysh rëndësinë që i kushtojmë rajonit dhe si shenjë e mbështetjes sonë të përbashkët, ne kemi rënë dakord për një vizitë tripalëshe në këtë rajon dhe avokojmë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis BE -së dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tashmë ka paralajmëruar se në fillim të nëntorit ai do të rijetësojë procesin e Berlinit me një Samit që do të mbahet në Gjermani. E në deklaratën e publikuar nga Ministria e Jashtme gjermane, "rikonfirmohet angazhimi i tre shteteve (Gjermanisë, Francës dhe Polononisë) ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

"Franca, Gjermania dhe Polonia mirëpresin përparimin e arritur në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të gatshëm të mbështesim proceset e reformave në rajon, ku përparimi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe në pajtimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, është i një rëndësie të veçantë”, thuhet mes tjerash në daklaratë.

Një ditë më parë ndërkaq, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, takoi kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz,  në Potsdam të Gjermanisë, në kuadër të konferencës ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave. Presidentja Osmani shkroi se me kancelarin Scholz diksutuan, sipas saj, "për t'i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

"Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkroi Osmani në profiling e saj, duke publikuar edhe një foto gjatë bisedave me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.