Gjermania Evropa dhe Azia kanë interesa të përbashkëta sigurie | Gjermania | DW | 23.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania Evropa dhe Azia kanë interesa të përbashkëta sigurie

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung përfundoi të shtunën udhëtimin e tij në Azi.

Jung në Korenë e Veriut

Jung në Korenë e Veriut

Në Pekin, qytetin e ndaluar, në pallatin historik mbretëror, në Tokio një një tempull Shinto dhe në fund në kufirin e brendshëm korean, Panmunjon, i cili është i mbushur me armë.

Ministri gjerman i mbrojtjes sjell nga metropolet me miliona banorë shumë impresione në Berlin. Por mbi të gjitha sigurinë se Gjermania, Evropa dhe Azia kanë interesa të përbashkëta sigurie, sidomos përsa i përket rajoneve të krizave në Afrikë, Afganistan apo Iran.

"Ajo që më gëzon është fakti se këtu ishim të gjithë të një mendimi, për t´u angazhuar së bashku më shumë, për shembull për çarmatimin bërthamor, për një zhvillim paqësor. Këto qëndrime nuk kanë qenë gjithmonë kaq të qarta për opinionin publik. Prandaj jam i kënaqur që këto mesazhe u formuluan në mënyrë kaq të qartë tani."

Ministri gjerman i mbrojtjes është i bindur se përgjegjësia për sigurinë është kthyer me kohë në një detyrë globale. Pas bisedave të tij në Peking, Tokio dhe Seul, ai tha:

"Këtu është e rëndësishme që ta involvojmë edhe sektorin aziatik në strategjitë tona për politikën e sigurisë dhe që të mbajmë kontakte të rregullta. Sepse është e domosdoshme që sidomos përsa i përket terrorizmit ndërkombëtar, apo furnizimit me armë të shkatërrimit në masë - këtu duhet të zhvillojmë patjetër interesa të përbashkëta për politikën e sigurisë."

Nga kjo politikë e përbashkët mund të përfitojë edhe ekonomia gjermane. Industria e ndërtimit të armëve, ndërtuesit e aeroplanëve, si edhe ata të anijeve. Japonia për shembull do të modernizojë armët e saj ajrore dhe ka shfaqur interes për aeroplanët e tipit Eurofighter, të cilët ndërtohen nga koncerni evropian EADS. Përveç kësaj shtetet aziatake kërkojnë helikopterë ushtarakë dhe nëndetëse gjermane. Korea e Jugut kërkon gjithashtu sisteme gjermane për raketa të tipit Patriot dhe ka shfaqur gjithashtu interes për nëndetëse dhe anije që janë specializuar për kërkimin e minave.

"Ndjeva interes të madh, sidomos në Japoni dhe në Kore për të bashkëpunuar në sektorin e ndërtimit të armëve. Dhe kam ftuar partnerë për bisedime këtu për të parë në mënyrë konkrete sa perfekte është teknologjia jonë. Në rast se dëshirojnë, ata sigurisht që mund të ofrojnë edhe idetë e tyre."


  • Data 23.04.2007
  • Autor Stephan Überbach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwo
  • Data 23.04.2007
  • Autor Stephan Überbach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwo