1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania e shokuar! Manipulimet fiskale të menaxherëve vënë në pikëpyetje moralin e tyre

Filaj-Ballvora, Vilma16 Shkurt 2008

Dyshohet ndaj mbi 1000 personave për shmangie të detyrimeve fiskale në miliona euro. Informacioni vjen nga një bankë e Lihtenshtajnit. Sipas "Der Spiegel" shërbimi informativ BND ka paguar honorar milionësh.

https://p.dw.com/p/D8Wu
Logoja e Deutsche PostFotografi: AP

Manipulime për shmangien e detyrimeve fiskale është akuza e ngritur kundër ish-drejtorit të postës gjermane "Deutsche Post" Klaus Zumvinkel (Zumëinkel), i cili të premten (15.02) dha dorëheqjen. Dyshohet që krahas Zumvinkelit janë të involvuar edhe mëse një mijë persona të tjerë, që kanë depozituar miliona euro në bankat e Lihtenshtajnit në emër të fondacioneve për t´i shpëtuar detyrimeve fiskale në Gjermani. Kjo aferë ka shokuar opinionin në Gjermani duke vënë në pikëpyetje moralin e menaxherëve.

Post-Chef Klaus Zumwinkel verdacht auf Steuerhinterziehung
Kryetari i kryesisë së Deutsche Post, Klaus ZumwinkelFotografi: AP


Federata vazhdon të jetë aksioneri më i madh i postës si koncern i dikurshëm shtetëror Kancelarja Merkel vendimin e Zumvinkelit për dorëheqje e cilësoi si "të pashmangshëm": “Zonja dhe zotërinj, qeveria e ka pranuar ofertën e zotit Zumvinkel për dorëheqje. Unë e konsideroj këtë hap si të pashmangshëm pas gjithë asaj që ka ndodhur."
Atmosfera politike në Berlin është e rëndë, kancelarja Merkel tha se ky moçal i falsifikimeve për tatimet shkakton ndjenja jo të mira: “Besoj se shumë njerëz në Gjermani kanë të njëjtën ndjenjë si unë. Kjo i tejkalon kufijtë e asaj që mund të përfytyroj unë dhe shumë të tjerë, ndaj situata është e vështirë dhe rënduese.”
Deutschland Post Klaus Zumwinkel Reaktionen Angela Merkel
Kancelarja Angela Merkel prononcohet pas dorëheqjes së Zumvinkelit, 15 shkurt, BerlinFotografi: AP

Ndrësa një zëdhënës i postës Zumvinkelin e falenderoi për meritat e tij të mëdha në ndërmarrje duke shprehur edhe keqardhjen për dorëheqjen. Zumvinkel konsiderohej si një menaxher mjaft i sukseshëm, i cili prej shumë vitesh ka qenë në krye të koncernit.


Gjithçka doli në pah pasi hetuesve tatimorë u ra në dorë një CD-Rom me të dhënat përkatëse nga një bankë e Lihtenshtajnit dhe lajmi më i fundit i publikuar nga një revistë në fundjavë lidhur me këtë skandal është, se autoritetet hetimore gjermane mendohet të kenë paguar rreth pesë milionë euro për të pasur në dorë të dhënat e bankës së Lihtenshtajnit.

Liechtenstein Deutschland Post Zumwinkel Bank in Vaduz
Liechtenstein Global Trust në VaduzFotografi: AP

Sipas revistës "Der Spiegel" 5 milionë eurot kanë dalë nga buxheti i shërbimit informativ të Gjermanisë, BND. Paratë i janë dhënë infromantit të BND-së, që ka vendosur kontakt qysh në fillim të vitit 2006. Një zëdhënës i ministrisë së financave konfirmoi, se ministria dhe zyra e kancelarisë kanë qenë të informuar për këtë. Sipas "der Spiegel" nga viti 2006 ka pasur disa takime me informantin e BND-së, në të cilat kanë marrë pjesë hetuesit tatimorë të landit të Nordrajn-Vestfalisë.

Hetuesit: Në fokus mbi 1.000 të dyshuar, mëse 100 kontrolle priten vetëm në fundjavë

Fillimisht informanti ka dorëzuar prova sondazhi, përmes të cilave hetuesit mund të verifikonin cilësinë e materialit. Më pas hetusit tatimorë e depozituan honoranin milionësh në lllogarinë e një noteri. Në materialin me të dhënat përkatëse krahas informacionit për të gjithë ata që u janë shmangur tatimeve në Gjermani ka edhe të dhëna lidhur me udhëzimet e principatës së Lihtenshtajnit për fshehjen e derdhjes së miliona eruove. Të mërkurën (20.02) kryeministri i principatës së Lihtenshtajnit, Otmar Hasler do të vijë në Berlin. Në bisedimet me kancelaren Angela Merkel, sipas të dhënave të zëdhënësit qeveritar Ulrih Vilhelm mund të bëhet fjalë edhe për rastin e ish-shefit të postës Zumvinkel si dhe për raste të tjera të mundshme. Hasler do të takohet edhe me ministrin e financave Per Shtajnbryk (Steinbrück)


Sipas të dhënave nga qarqet e hetuesve bëhet e ditur, që në fokus janë mbi 1.000 të dyshuar. Ndër to dhe shumë personalitete. Por sipas këtyre burimeve ndër të dyshuarit nuk bën pjesë asnjë antar tjetër i ndërmarrjeve të regjistruara në indeksin gjerman të aksioneve, DAX, tha kryeprokurori i Bohumit Bernd Bieniosek në intervistë për gazetën "Süddeutsche Zeitung". Sipas qarqeve të hetuesve deri ditën e hënë janë planifikuar të kryehen mbi 100 kontrolle tek të dyshuarit. Sipas revistës "Focus" kontrollet janë të përqëndruara kryesisht në zonën e Këlnit dhe Dyseldorfit.