Gjermania do të ketë një të ngarkuar për viktimat e regjimit komunist. | Gjermania | DW | 19.11.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Gjermania do të ketë një të ngarkuar për viktimat e regjimit komunist.

Dosjet e ish-sigurimit të RDGJ-së socialiste do të jenë në të ardhmen pjesë e Arktivit Shtetëror të Gjermanisë, vendosi të enjten Bundestagu Gjerman. Për të prekurit do të ketë një ombudsperson. 

Dosjet e sigurimit të shtetit të ish-RDGJ-së  do të transferohen më në fund në Arkivin Federal. Këtë e miratoi të enjten, 19.11.2020,  pas një debati parlamentar Bundestagu Gjerman me votat e dy partive qeverisëse, kristiandemokratët e kristiansocialët dhe socialdemokratët (CdU/CSU dhe SPD) si edhe dy partive opozitare, Të gjelbrit (Bündsnis 90/ Gruene) dhe Liberalët (FDP). E Majta (Die Linke), vetë pasardhëse e partisë sunduese të ish-RDGJ-së, abstenoi, Ndërsa partia populiste  e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AFD), votoi kundër.  

Një i ngarkuar për viktimat

Ministrja e Shtetit për Kulturën Monika Grütters (CDU) tha se "transferimi nuk i jep fund trajtimit të së shkuarës. Ajo tha se dosjet do të ruhen për "kujtesën e tërë shtetit". Dosjet do të jenë në dispozicion të personave të prekur, dhe të hulumtuesve, sikurse edhe më parë. Ndryshon vetëm baza juridike. 

Roland Jahn in Taiwan

Shefi i Autoritetit te Dosjeve, Roland Jahn

Ligji i jep fund kështu aktivitetit të Entit të Dosjeve, pikërisht 30 vjet pas Rënies së Murit të Berlinit. Për viktimat e  regjimit të atëhershëm në RDGJ, do të ketë një të ngarkuar të posaçëm në parlamentin gjerman. Ai do të vendoset nga Bundestagu në qershor të vitit të ardhshëm, kur të përfundojë mandati i shefit aktual të Entit për Ruajtjen e Dokumenteve të Stasit, Roland Jahn.

E djathta dhe e Majta kritikojnë

AFD-ja e  kritikoi faktin që vetëm 30 vjet pas Rënies së Murit të Berlinit do të caktohet një person i ngarkuar për viktimat e regjimit të atëhershëm. Sipas deputetit të saj,  Götz Frömming, ky është një vendim sa për t'u mbyllur gojën organizatave të të  përndjekurve. Ai tha se autorët janë ende mes nesh, dhe me kalimin e dosjeve në Arkivin Federal "do të varroset një institucion i rëndësishëm". Ai gjithashtu u ankua që në Gjermani ende nuk ka një katedër ku të studiohet e kaluara në kohën e diktaturës.

Deputetja e së Majtës (Die Linke), Simone Barrientos, e përshëndeti faktin që tani dokumentet do të kalojnë në Arkivin Federal. Por kritikoi se në projektligj nuk ishte sqaruar se si do të mbuloheshin kostot e transferimit. Barrientos në fjalën e saj e përshëndeti faktin që do të ketë tani e tutje një të ngarkuar për viktimat, por ajo tha se termi viktimë duhet të sqarohet më mirë. 

Deutsche Geschichte | Berlin 2012 | Papierschnipsel Stasi-Akten

Një pjesë e materialeve të gjetura nga aktivistët në janar 1990 ishin grisur ose djegur.

Tri dekada, tri emra

Histori a autoritetit gjerman të dosjeve zuri fill menjëherë pas Rënies së Murit, në vitin 1989, kur organet e atëhershme të sigurimit kishin nisur djegien e dosjeve të tyre në oborrin e Ministrisë së Rendit në RDGJ. Aktivistë të të drejtave të njeriut e sulmuan selinë e Sigurimit të Shtetit, Stasi, dhe i konfiskuan të gjitha dokumentet që mbetën. Ata nuk pranuan t'ia dorëzonin dokumentet Arkivit Federal, të Gjermanisë së Bashkuar një vit më pas. Prandaj edhe në kontratën e Bashkimit të Gjermanisë u caktua ngritja e institucionit të dosjeve, më i madhi i këtij lloji në të gjithë botën. 

Ka qenë  traditë  që në zhargonin e gjuhës politike në Gjermani, enti i dosjeve të identifikohej me drejtorin e tij. Prandaj edhe ky organ ka pasur deri tani tre emra: Joachim Gauck, i cili ka qenë edhe president i Gjermanisë, Marianne Birthler dhe Roland Jahn.