Gjermania dhe Polonia janë pranë, por edhe kaq larg | Studimi në Gjermani | DW | 20.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Gjermania dhe Polonia janë pranë, por edhe kaq larg

Një nga temat e politikës së jashtme që preokupon komentatorët e shtypit gjerman të së premtes është incidenti në kufirin detar midis Gjermanisë dhe Polonisë.

Adler Dania -anije gjermane hyn në portin e Swinemündes (Swinoujscie) në Poloni

"Adler Dania" -anije gjermane hyn në portin e Swinemündes (Swinoujscie) në Poloni


Doganierë polakë hapën zjarr në ajër nga një anije kufitare polake kundër një anijeje gjermane, pasi ajo nuk pranoi të kthehej në Poloni, ku e prisnin procedurat e konfiskimit të një malli të jashtëligjshëm. Në udhëtimin e saj drejt ujrave territoriale gjermane, anija gjermane mori me vete edhe tri doganierë polakë, që patën konstatuar në bord mallin e paligjshëm. Ky nuk është incidenti i parë në qarkullimin ndërkufitar midis të dyja vendeve.

Ja si e komenton këtë ndodhi LANDESZEITUNG që del në Lyneburg:

"Shtirje paralajmëruese ndaj një anijeje ekskursionistësh? Polonia me sa duket nuk e ka dëgjuar të shtënën, e cila sinjalizonte kalimin e këtij vendi në një epokë të re si anëtar i BE. Mosbesimi ndaj fqinjit gjerman mbizotëron me sa duket jo vetëm mendimin kompleks rreth binjakëve Kaczynski. Në një mënyrë të tillë armiqësore mund të sillet vetëm ai, që nuk e ka bërë ende pjesë të vetvetes faktin se kompensimi paqësor i interesave bën pjesë në thelbin e Evropës. Hapjet zjarr në Swinemünde janë një sinjal që nuk mund të mos dëgjohet, për krizën e modernizimit, në të cilën ndodhet Polonia dhe e cila e vështirëson integrimin e vendit. Tani, Berlini dhe Varshava bëjnë përpjekje që incidentin e Swinemündes ta degradojnë në një incident thjesht "policor". Por mbetet e dyshimtë, nëse do të ketë sukses politik injorimi i shkeljeve të Polonisë."

Në një kuadër më të gjerë, e sheh OSTZEE-ZEITUNG, që botohet në Rostok incidentin në kufirin gjermano-polak:

"Ata janë pranë, por edhe kaq larg. Në Gjermani dhe në Poloni kriza më e fundit e shkaktuar nga anija e eksursionistëve i ka ngritur tensionet. Prej vitesh vazhdon grindja për një sërë temash, të cilat i rëndojnë shumë raportet edhe pas kthesës politike në Evropë. Shumë dendur puna ka mbetur në ndryshim mendimesh, pa e mbajtur parasysh vijën diplomatike që nuk duhej shkelur. Në fund të tetorit janë parashikuar bisedime dypalëshe qeveritare. Pas kësaj- pasi të ketë avulluar pluhuri i barutit- të dyja vendet duhet të flasin hapur me njëra-tjetrën. Sepse, ai që sot e fut kokën në rërë para problemeve, ai do të shtrëngojë nesër dhëmbët."

Incidentin më të fundit detar edhe gazeta që del në Dyseldord, WESTDEUTSCHE ZEITUNG e sheh në një kuadër më të përgjithshëm:

"Polonia është bërë një fqinj i vështirë. Tonet nacionaliste për ekspozitën e të dëbuarve, një sjellje e stisur e një fuqie të madhe- sido që të jetë, Polonia ka një zonë të saj të pushtimit në Irak, u tall një publicist polak- e lidhur me një tendencë gjithnjë vigjilente për të qenë i fyer. Nganjëherë, qeveria me drejtim të djathtë sillet në një mënyrë të tillë, sikur të mos jetë Polonia ajo që hyri në Bashkimin Evropian, por sikur BE të jetë bashkuar me Poloninë dhe se tani, përsa i përket dënimit me vdekje dhe homoseksualitetit duhet të ndjekë standardet e vëllezërve Kaczynski. Të gjitha këto janë të pakëndshme dhe shpesh edhe mjaft të pashijshme. Incidenti i Swinemündes nuk duhet të pompohet si aksion shtetëror. Por për të menduar, ai sigurisht duhet të shërbejë."

Gazeta NÜRNBERGER ZEITUNG ndalet në udhëtimin e fundit në Azi të ministres së jashtme amerikane, Kondolisa Rajs:

"Rajsi nuk është për ta pasur zili në misionin e saj të fundit në Azi. Asaj i duhet, që e mbështetur nga presidenti, të rrisë presionin në shtëpinë e saj, të mbajë nën fre fqinjët Kinë dhe Kore e Jugut në çështjet e sanksioneve të OKB-së dhe njëkohësisht t'i përgjigjet dëshirës së mundshme të Japonisë, për t'i treguar vendin në mënyrë atomike Phenianit. Të gjitha këto nuk mund t'i zgjidhësh së bashku. Veçanërisht Kina është e mbuluar me dyshimin se si partnere tradicionale tregtare e Koresë së Veriut mund të kthehet në një të carë në zbatimin e sanksioneve. Edhe Kina dhe Rusia druhen për një kolaps të Koresë së Veriut me rrjedhojë destabilitet në rajon. Puna e Rajsit vështirësohet edhemë tepër nëse rezultojnë të vërteta informacionet, sipas të cilave Pheniani të mos ketë ndërmend të kryejë vetëm një provë atomike, por një seri provash. Po të ndodhë kjo, është e mundur që në Tokio të mos ketë më ndal".

  • Data 20.10.2006
  • Autor Auron Dodi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArnO
  • Data 20.10.2006
  • Autor Auron Dodi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArnO