1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania dëshiron që çështja e statusit të Kosovës të përfundojë

Bekim Shehu23 Shkurt 2007

Drejtori politik në ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë Michael Schefer, tha se Gjermania shpreson që palët në bisedime, shqiptarët dhe serbët do të arrijnë të përafrojnë qëndrimet në mënyrë që Marti Ahtisari, të kalojë propozimin e tij në KS-it, gjatë muajit mars

https://p.dw.com/p/ArYI
Fotografi: AP

Gjermania vazhdon të besojë se pala shqiptare dhe ajo serbe do të jenë konstuktive në bisedimet që po zhvillohen në Vjenë dhe shpreson po ashtu që rezultati i këtyre bisedave do të jetë i mirë për të dyja palët. Kjo do të thotë që kërkohet që të ketë një përafrim të qëndrimeve në mënyrë që Marti Ahtisari, të kalojë propozimin e tij, në KS-it, gjatë muajit mars.

Këto deklarata bëri në Prishtinë, drejtori politik në ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë, Michael Schefer, pas bisedave që zhvilloi me udhëheqësit politik kosovarë. Ai tha se Gjermaia dëshiron që gjatë mandatit të saj në krye të presidencës së BE-së, çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës të përfundojë.



Në tash jemi akoma ndërmjet negociatave midis dy palëve që kanë qenë në konflikt shqiptarëve dhe serbëve. Rezultati i këtyre negociatave do të shihet në mars në KS-it ku të gjitha vendet anëtare të KS-it, do të japin gjykimin e tyre për procesin dhe propozomin e Marti Ahtisarit. Mund të them se është e domosdoshme që vendimi për Kosovën të mërret në KS-it dhe ne vazhdojmë të besojmë se KS-it do të mbështesë propozimin e Marti Ahtisarit, tha Michael Schefer.


Federata Ruse ka qenë partner shumë konstruktiv në grupin e kontaktit dhe pala ruse po ashtu e di se qëndrimi për Kosovën është përgjejësi e përbashkët që do të kontribuojë për stabilitet në rajonin e ballkanit, tha Michael Schefer. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, nga ana e tij tha se intitucionet e Kosovës e vlerësojnë lartë angazhimin e Gjermanisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës sidomos në këtë fazë finale.

Drejtori politik në ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë Michael Schefer, kërkoi nga institucionet e Kosovës angazhim maksimal në implementimin e standardeve të cilat ai i vlerësoi shumë të rëndësishme për procesin. Implementimi i standardeve sipas zotit Schefer, është treguesi më i mirë se Kosova është e gatshme të qeverisë vetvetën dhe është e aftë të jetë një partnere e mirë e vendeve të zhvilluara.