Gjermania apo BE-ja si anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit? | Gjermania | DW | 23.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania apo BE-ja si anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit?

Ide mbi reformën e planifikuar në OKB

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Kur dikur pas miratimit të kushtetutës evropiane spanjolli Javier Solana të bëhet i pari ministër i jashtëm i Bashkimit Evropian, atëherë ai mund ta përfytyrojë që ta përfaqësojë Evropën edhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Por një vend i përhershëm i Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurimit është ende tepër larg, pasi anëtarët e Bashkimit Evropian Britani e Madhe dhe Francë nuk ka të ngjarë të heqin dorë nga e drejta e tyre e vetos në favor të BE-së. Për të dobësuar idenë e një vendi të përhershëm të Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurimit francezët dhe britanikët mbështesin dëshirën e Gjermanisë për të zënë këtë vend prestigjioz.

Megjithatë Italia e kundërshton këtë me forcë dhe kërkon një vend për Bashkimin Evropian, në radhë të parë për të bllokuar Gjermaninë. Kryeministri italian Silvio Berlusconi iu drejtua madje me shkrim aleatit të tij të ngushtë, presidentit të SHBA-ës George W. Bush, me lutjen për të bllokuar të gjitha reformat në Kombet e Bashkuara, të cilat mund të dëmtojnë interesat italiane. Edhe Hollanda është kundër zgjerimit me shtete të tjera kombëtare të instancës në Njujork dhe mbështet Kartën Evropiane. Vendi i Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurimit mund të ushtrohej me radhë nga të 25 shtetet anëtarë të BE-së, gjë që në shtabin e të ngarkuarit të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Javier Solana, vlerësohet si jopraktike.

Sipas një anketimi të gazetës gjermane "Financial Times Deutschland" 15 anëtarë të BE-së janë për një vend të Gjermanisë në këshillin më të lartë të OKB-së. Përkrah Britanisë së Madhe dhe Francës këto janë Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Greqia, Qiproja, Luksemburgu, Belgjika, Irlanda, Danimarka, Finlanda, Estonia dhe Letonia. Të pavendosura janë Portugalia, Spanja, Austria, Sllovenia, Suedia dhe Lituania. Polonia kërkon të vendoset edhe për një vend shtesë për shtetet evropianolindore.

Në këtë mënyrë ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer gëzon përkrahjen e shumicës evropiane. Fischer është distancuar nga projekti fillestar i partisë së tij të gjelbër, që ishte vende për rajonet e botës në Këshillin e Sigurimit dhe jo për shtetet kombëtare.

Sipas vlerësimit të Brukselit, deri sa të hyjë në fuqi reforma në OKB, për të cilën po punohet që prej 11 vjetësh, do të kalojnë edhe vite të tëra. Ndërkohë ministri i jashtëm i përcaktuar i Bashkimit Evropian Javier Solana ushtron trysni që ministrat e jashtëm evropianë së paku t'i bashkërendojnë planet më mirë. Ky pozicion duhet të mbrohet atëherë bashkarisht në Këshillin e Sigurimit nga Britania e Madhe, Franca dhe anëtarët e tjerë jo të përhershëm evropiane. Një bashkëveprim i tillë kryhet ndonjëherë me sukses që tani, por në rastin e rezolutës për luftën në Irak ai dështoi krejtësisht. Të paktën një gjë vlen: si e vetmja organizatë mbishtetërore Bashkimi Evropian merr pjesë në të gjitha konferencat e organeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

  • Data 23.09.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5f
  • Data 23.09.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5f