Gjermania angazhohet për çështjet sociale në Evropë | Gjermania | DW | 19.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania angazhohet për çështjet sociale në Evropë

Ministri gjerman i punës dhe çështjeve sociale, Franz Müntefering dëshiron të angazhohet gjatë gjashtëmujorit që Gjermania ka presidencën e rradhës së BE-së, për implementimin e standarteve sociale në ligjet evropiane

Demostratë në Bruksel për një Europë sociale

Demostratë në Bruksel për një Europë sociale

Në takimin e ministrave evropianë për punën dhe çështjet sociale, presidenca gjermane e BE-së ftoi në Berlin edhe partnerë socialë, punëdhënës dhe punëmarrës, për të diskutuar kështu së bashku mbi mundësitë që ofron BE-ja për përmirësimin e çështjeve sociale.

Ministri gjerman i punës dhe çështjeve sociale, Franz Müntefering, është i bindur se BE-ja duhet të ketë në politikën e saj sociale qëllime të qarta se ç´do të thotë puna e mirë në Evropë: „Çfarë është një punë e mirë, ku duhet punuar për përmirësimin e pagave, në sektroin e të drejtave të punëmarrësve, në sektorin e shëndetësisë, në sektorin familjar, pra ku duhet punuar më shumë."

Por sidoqoftë punëdhënësit dhe punëmarrësit nuk janë gjithmonë të një mendimi se si duhet të funksionojë Evropa e bashkuar. Kështu komisioneri i BE-së për punën, Vladimir Spidla, tha se jo të gjithë punëdhënësit duan të dëgjojnë direktiva nga Brukseli:

„Po marr si shembull sektorin e mbrojtjes së punëmarrësve nga rreziqet e punës. Mendoj se mbi këtë sektor janë haruar më shumë ligje se ç´duhet dhe nuk na duhen më ligje të reja.“

Në listën e ministrave evropianë për punën dhe çështjet sociale, qëndron në vend të parë një fjalë e re "Flexicurity", një përzjejre kjo e fjalvëve fleksibilitet dhe siguri. Nga të gjithë punëmarrësit në Evropë, vetëm 60 përqind kanë një vend të sigurtë pune. Të gjithë të tjerët punojnë sipas mundësvie që ofrojnë firmat e ndryshme, pra partime e pa asnjë sigurim social.

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Evropian të Sindikatave EGB, John Monks,
kërkoi që BE-ja ta mbështesë të ashtuquajturën „punën e mirë“, në vend që implementojë ligje të reja mbi fleksibilitetitn dhe kostot për sigurinë e vendit të punës: „Ne shpresojmë të gjejmë një bazë të përbashkët të sigurisë dhe fleksibilitetit në vendin e punës. Fjala 'Flexicurity' keqkutpohet shpesh si një sinonim për fjalën 'Fleksibilitet'."

Edhe komisioneri i BE-së Spidla mendon se Evropa ka nevojë për më shumë siguri sociale në tregun e punës, që ndryshon me kaq shumë shpejtësi: „Sigurisht që duhet të reagojmë, dhe ky reagim nuk mund të bëhet vetëm në drejtim të fleksibilitetit, por duhet të sjellë gjithashtu sigurinë e duhur.“

Ndërkohë që në vendet e Evropës Veriore sigurimi social është i garantuar edhe tek vendet e punës me kontrata të përkohshme, punëmarrësit në Evropën Jugore nuk e gëzojnë një privilegj të tillë. Komisioneri i BE-së Spidla, prozoi që në vjeshtën e kaluar një sërë idesh mbi të drejtën evropiane të punës. Libri i tij i quajtur „Libri i gjelbër“ ka shkakutar reagime nga më të ndryshmet në rradhët e punëdhënësve por edhe në sindikatat evropiane. Të dyja palët ndjehen të lëna pasdore nga këto die. Ky do të jetë një problem i vështirë për presidencën gjermane të BE-së.

  • Data 19.01.2007
  • Autor Bernd Grässler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxv
  • Data 19.01.2007
  • Autor Bernd Grässler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxv