Gjermani: Universitet e kurorëzuara në nivel ekselence | Gjermania | DW | 22.07.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Gjermani: Universitet e kurorëzuara në nivel ekselence

Ministrja gjermane e shkencave Anja Karliczek kurorëzoi në universitete ekselente dhjetë shkolla të larta dhe ligën e tre universiteteve të Berlinit dhe fituesit e titullit do të marrin tani shumë para.

Vendimi u morr unanimitet: Ministrja gjermane e shkencave Anja Karliczek kurorëzoi në universitete ekselente dhjetë shkolla të larta dhe ligën e tre universiteteve të Berlinit dhe fituesit e titullit do të marrin tani shumë para.

Për fituesit e konkurimit vihen në dispozicion 148 milionë euro në vit, nga të cilat tre të katërtat i jep federata.

Deutschland | Entscheidung über Exzellenzuniversitäten (picture-alliance/dpa/O. Berg)

Ministrja gjermane e shkencave, Anja Karliczek

Titullin ekselencë e kanë marrë:

  • Liga e Berlinit e përbërë nga tre universitete, Universiteti Humboldt, Universiteti Teknik dhe Universiteti i Lirë,
  • Shkolla e Lartë teknike në Ahen,
  • Universitti Friedrich-Wilhelms në Bon,
  • Universiteti Teknik në Drezden,
  • Universiteti i Hamburgut,
  • Universiteti i Hajdelbergut,
  • Instituti i Teknologjisë në Karlsruhe,
  • Universiteti i Konstancës,
  • Universiteti Eberhard Karls në Tybingen,
  • Universiteti Ludwig-Maximilians në Mynih dhe
  • Universiteti Teknik në Mynih.

"Ne presim që tre vitet e ardhshme të kemi rezultate të shkëlqyera në fushën kërkimore," tha në Bon ministrja e shkencave Karliczek, mbas takimit të komisionit për dhënien e titullit të ekselencës. Vendimi për fituesit u morr në unanimitet të plotë, sipas të dhënave të bëra të ditura. Në komisionin për zgjedhjen e universtiteteve ekselente marrin pjesë përveç ministres Karliczek edhe ministrat e landeve dhe ekspertë ndërkombëtarë. 17 universitete dhe dy liga shkollash të larta aplikuan tek Këshilli i Shkencës për të marrë titullin. Ndryshe nga deri tani, përkrahja financiare për universitetet që morrën titullin do të zgjasë shtatë vjet.