1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

091111 Georgien NATO

10 Nëntor 2011

Gjeorgjia kërkon të bëhet anëtare e NATO-s. Për ta mbështetur dëshirën e saj, takimi i Këshillit të NATO-s, të enjten (10.11.) ofron një rast të mirë. Të mërkurën u mblodh fillimisht Komisioni NATO- Gjeorgji.

https://p.dw.com/p/1383g
Gjeorgjia shpreson te afrohet me tej me Naton
Gjeorgjia shpreson te afrohet me tej me Naton

Shpresat në Gjeorgji për vizitën e delegacionit të NATO-s janë të larta. Udhëheqja politike shpreson, se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen nuk do të përsërisë këtë herë vetëm gatishmërinë parimore për ta pranuar Gjeorgjinë si anëtare, por se Gjeorgjisë do t'i mundësohet hapi tjetër në rrugën e anëtarësimit. Vendi e ka merituar këtë, theksoi kryeministri Nika Gilauri në fillim të takimit:

"Që prej takimit të nivelit të lartë të Bukureshtit kanë ndryshuar shumë gjëra. Ne kemi kryer në Gjeorgji shumë reforma dhe kemi shënuar përparime. Përsa i përket demokratizimit, në çështjen e sigurisë juridike dhe në ekonomi. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, ne jemi reformuesit numër një të pesë viteve të kaluara. Gjë që nuk është e lehtë."

Për kryeministrin Gilauri është e qartë se Gjeorgjia është pjekur për t'u pranuar në të ashtuquajturin Membership Action Plan, në parashkallën e anëtarësimit.

"Shpresoj se do t'i shikoni reformat me sytë tuaja. Dhe unë shpresoj se reformat dhe përparimet tona do të njihen si të tilla nga ju dhe se do të shpërblehen shpejt."

Më e mira do të ishte në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të NATO-s, i cili do të mblidhet në maj në Çikago. Që kjo do të arrihet, për këtë shprehu dyshim së fundi përfaqësuesi personal i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore, James Apathurai në vizitën e tij në Tiflis. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen u shpreh të mërkurën i përmbajtur:

"Që prej takimit të nivelit të lartë të Bukureshtit, Gjeorgjia është afruar me NATO-n. Por mbeten ende gjëra për të bërë. Në shumë drejtime. Reformat e tjera do të jenë bileta e Gjeorgjisë për anëtarësim. Ne ndodhemi këtu për të ndihmuar në këtë drejtim."

Këtu është fjala për reformat ushtarake, por edhe ato demokratike në vend. Për të verifikuar, se sa kanë avancuar këto të fundit, anëtarët e Këshillit të NATO-s do të takohen edhe me përfaqësues të opozitës. Ata kritikojnë prej kohësh se Gjeorgjia nën presidentin Mihail Saakashvili bën gjithnjë e më shumë hapa pas në demokratizim.

Zevendeskryeministri i Gjeorgjise, Baramidze
Zevendeskryeministri i Gjeorgjise, BaramidzeFotografi: AP

Rezistencë, për ta pranuar Gjeorgjinë shpejt në strukturat e Aleancës besohet se do të shkaktojë edhe deklarimi i fundit i zëvendëskryeministrit të Gjeorgjisë, Grigori Baramidze në Kiev. Ai pati deklaruar se anëtarësimi në NATO ofron mundësi të reja, për t'i kthyer nën kontrollin e Gjeorgjisë territoret e pabindura të pushtuara nga trupat ruse.

Osetia Jugore dhe Abkazia u deklaruan të pavarura në vitin 2008, pas luftës së gushtit midis Rusisë dhe Gjeorgjisë. Rusia ka njohur pavarësinë e tyre dhe funksionon si fuqi mbrojtëse. Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare ato janë pjesë e Gjeorgjisë. Gjeorgjia përpiqet që në vitin 2006 që të anëtarësohet në NATO.

Autor: Christina Nagel/ Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj