Gjendja në Kosovë e kënaqshme | Ballkani | DW | 22.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjendja në Kosovë e kënaqshme

Sipas Zyrës për Siguri Publike pranë Qeverisë së Kosovës, gjëndja e sigurisë ndërkohë është e kënaqshme, duke mos përjashtuar mundësinë e rebelimit të popullit nëse nuk respektohet vullneti i tij

Bundeswehr në Kosovë

Bundeswehr në Kosovë

Zyra për Siguri Publike e Qeverisë së Kosovës, e cila së bashku me institucionet relevante monitoron situata të ndryshme, gjëndjen në vend e vlerëson si të
kënaqshme dhe stabile.

Kryetari I Komisionit për Siguri i Kuvendit të Kosovës Naim Maloku, në një dëgjim publik për gjëndjen e sigurisë të mbajtur dje në Prishtine, paralajmëron përshkallëzim të situatës në rast të shtyerjes së metujeshme të definimit të statusit të Kosovës.

„Vet procesi i definimit të statusit është një sfidë për Kosoven. Normalisht, kjo rrit rrezikun e përsëritjes së situateve të krizave, pavarësisht nga cili komunitet vjen“.

Vlerësime të tilla kanë bërë edhe institucione dhe mekanzima që merren me vlerësime dhe parashikime të situatave. Ndërkohë që ish ndërmjetësi amerikan për
paqe në Ballkan, Richard Hollbruk, të hënën deklaroi se nëse Rusia e ndalon planin e OKB-së për t’I dhënë pavarësinë provincës së shkëputur të Serbisë, dhuna në
Kosovë mund të shpërthejë që në fillim të muajit të ardhshëm.

Naim Maloku nuk e përjashton këtë mundësi: “Mendoj se ky parashikim është I drejte dhe ka bazë për arsye se, vet shtyerja e definimit të statusit nga viti i kaluar në këtë vit, ka shkaktuar situata të ndërlikuara dhe tensione. Ndërsa, shtyrja e mëtejme
eventuale edhe pas qereshorit rrit rrezikshmërinë për eskalimin e situatave“.

Javën e kaluar, një batalion gjerman prej 600 trupash rezervë të NATOs- ka filluar zbarkimin në Kosovë. Koloneli Michael Knop, zëdhënës I KFOR-it, thotë se stërvitja e ushtarëve të KFOR-it nuk është përgatitje për parandalim të trazirave të reja. Përderisa, aktivistët e lëvizjes „Vetvendosje“, paralajmërojnë organet e sigurisë, në përgjithësi, që të mos shikojnë situatën me gjakftohtësi. Sipas tyre, nëse mohohet e
drejta e popullit për vetvendosje, trazirat do të jenë të pashmangshme.

  • Data 22.03.2007
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXS
  • Data 22.03.2007
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXS
Reklamë